- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446–1406 BC
The Wilderness Years
Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.
Vargje nga kjo periudhë
- Numrat 34:14rreth 1452 p.e.s.
sepse fisi i bijve të Rubenit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe fisi i bijve të Gadit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe gjysma e fisit të Manasit e kanë marrë trashëgiminë e tyre.
- Numrat 34:15rreth 1452 p.e.s.
Këto dy fise e gjysmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në lindje të Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos, në drejtim të lindjes".
- Numrat 34:16rreth 1452 p.e.s.
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
- Numrat 34:17rreth 1452 p.e.s.
"Këta janë emrat e burrave që do të kryejnë ndarjen e vendit midis jush: prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit.
- Numrat 34:18rreth 1452 p.e.s.
Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis, për të bërë ndarjen e vendit.
- Numrat 34:19rreth 1452 p.e.s.
Këta janë emrat e burrave: Kalebi, bir i Jefunehut, nga fisi i Judës;
- Numrat 34:20rreth 1452 p.e.s.
Shemueli, bir i Amihudit, nga fisi i bijve të Simeonit;
- Numrat 34:21rreth 1452 p.e.s.
Elidadi, bir i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;
- Numrat 34:22rreth 1452 p.e.s.
prijësi Buki, bir i Joglit, nga fisi i bijve të Danit;
- Numrat 34:23rreth 1452 p.e.s.
prijësi Haniel, bir i Efodit, për bijtë e Jozefit, nga fisi i bijve të Manasit;
- Numrat 34:24rreth 1452 p.e.s.
prijësi Kemuel, bir i Shiftanit, për fisin e bijve të Efraimit;
- Numrat 34:25rreth 1452 p.e.s.
prijësi Elitsafan, bir i Parnakut, për fisin e bijve të Zabulonit;
- Numrat 34:26rreth 1452 p.e.s.
prijësi Paltiel, bir i Azanit, për fisin e bijve të Isakarit;
- Numrat 34:27rreth 1452 p.e.s.
prijësi Ahihud, bir i Shelomit, për fisin e bijve të Asherit;
- Numrat 34:28rreth 1452 p.e.s.
dhe prijësi Pedahel, bir i Amihudit, për fisin e bijve të Neftalit".
- Numrat 34:29rreth 1452 p.e.s.
Këta janë burrat të cilët Zoti i urdhëroi t'u jepnin trashëgiminë bijve të Izraelit në vendin e Kananit.
- Numrat 35:1rreth 1451 p.e.s.
Zoti i foli akoma Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos, dhe i tha:
- Numrat 35:2rreth 1451 p.e.s.
"Urdhëro bijtë e Izraelit që, nga trashëgimia që do të zotërojnë, t'u japin Levitëve disa qytete për të banuar, do t'u jepni gjithashtu kullota rreth qyteteve.
- Numrat 35:3rreth 1451 p.e.s.
Dhe ata do të kenë qytete për të banuar, ndërsa kullotat do t'u shërbejnë për bagëtinë e tyre dhe për të gjitha kafshët e tyre.
- Numrat 35:4rreth 1451 p.e.s.
Kullotat e qyteteve që do t'u jepni Levitëve do të shtrihen nga muret e qyteteve e tutje, një mijë kubitë, rreth e qark.
- Numrat 35:5rreth 1451 p.e.s.
Do të masni, pra, jashtë qytetit dy mijë kubitë nga ana e lindjes, dy mijë kubitë nga ana e jugut, dy mijë kubitë nga ana perëndimore dhe dy mijë kubitë nga ana veriore; qyteti do të ndodhet në mes. Këto janë tokat për kullotë rreth qyteteve që do t'u përkasin Levitëve.
- Numrat 35:6rreth 1451 p.e.s.
Ndër qyetet që do t'u jepni Levitëve do të caktoni qytete strehimi, në të cilat mund të gjejë strehim ai që ka vrarë dikë; dhe këtyre qyteteve do t'u shtoni dyzet e dy qytete të tjera.
- Numrat 35:7rreth 1451 p.e.s.
Gjithsej qytetet që do t'u jepni Levitëve do të jenë, pra, dyzet e tetë bashkë me tokat për kullotë.
- Numrat 35:8rreth 1451 p.e.s.
Qytetet që do t'u jepni Levitëve do të rrjedhin nga pronësia e bijve të Izraelit; nga fiset më të mëdha do të merrni më shumë, nga fiset më të vogla do të merrni më pak; çdo fis do t'u japë Levitëve ndonjë nga qytetet e tij, në përpjestim me trashëgiminë që do t'i takojë".
- Numrat 35:9rreth 1451 p.e.s.
Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë: