Skip to content

Vargje biblike për Pride

303 vargje · 61 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Kur Hamani pa që Mardokeu nuk përkulej as binte përmbys para tij, u zemërua shumë;

  2. Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri.

  3. "Pa dyshim ju jeni njerëz të urtë, dhe dituria do të marrë fund me ju.

  4. Edhe unë kam mendje si ju, dhe nuk bie më poshtë se ju; përveç kësaj, kush nuk i di gjërat si këto?

  5. Atë që ju dini e di edhe unë; nuk vij pas jush.

  6. Oh, sikur të heshtnit fare, kjo do të ishte dituria juaj.

  7. Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:

  8. "Një njeri i urtë a përgjigjet vallë me njohuri të kota, dhe a mbushet me erëra lindore?

  9. Diskuton vallë me ligjërata boshe dhe me fjalë që nuk shërbejnë për asgjë?

  10. Po, ti heq mëshirën dhe eliminon lutjen përpara Perëndisë.

  11. Sepse prapësia jote t'i sugjeron fjalët dhe ti po zgjedh gjuhën e dinakëve.

  12. Jo unë, por vetë goja jote të dënon, dhe vetë buzët e tua dëshmojnë kundër teje.

  13. A je ti vallë i pari njeri që ka lindur apo je formuar përpara kodrave?

  14. A e ke dëgjuar ti këshillën sekrete të Perëndisë apo vetëm ti zotëroke diturinë?

  15. Çfarë di ti që ne nuk e dimë, ose çfarë kupton ti që nuk e kuptojmë edhe ne?

  16. Midis nesh ka njerëz flokëbardhë dhe pleq më të thinjur se ati yt.

  17. Të duken gjëra të vogla përdëllimet e Perëndisë dhe fjalët e ëmbla që të drejton ty?

  18. Pse, pra, zemra jote të çon larg dhe pse sytë e tu vetëtijnë,

  19. duke e drejtuar zemërimin tënd kundër Perëndisë dhe duke nxjerrë nga goja jote fjalë të tilla?".

  20. Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu?

  21. Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij?

  22. Kush e qorton për sjelljen e tij dhe kush i jep shpagim për atë që ka bërë?

  23. Atë e çojnë në varr dhe i bëjnë roje varrit të tij.

  24. Nuk janë detyrimisht të mëdhenjtë që kanë diturinë ose pleqtë që kuptojnë drejtësinë.

  25. Prandaj them: Dëgjomëni, do të shtroj edhe unë mendimin tim.