Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Romakëve 8:15rreth 60 e.s.

    Sepse ju nuk keni marrë një frymë robërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: ''Aba, o Atë!''.

  2. Romakëve 8:16rreth 60 e.s.

    Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të Perëndisë.

  3. Romakëve 8:17rreth 60 e.s.

    Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, nëse vuajmë më të dhe lavdohemi me të.

  4. Romakëve 8:18rreth 60 e.s.

    Unë mendoj në fakt, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne.

  5. Romakëve 8:19rreth 60 e.s.

    Sepse dëshira e flaktë e krijesës pret me padurim shfaqjen e bijve të Perëndisë,

  6. Romakëve 8:20rreth 60 e.s.

    sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi,

  7. Romakëve 8:21rreth 60 e.s.

    me shpresë që vetë krijesa të çlirohet nga skllavëria e prishjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë.

  8. Romakëve 8:22rreth 60 e.s.

    Sepse e dimë se deri tani mbarë bota e krijuar rënkon dhe është në mundim.

  9. Romakëve 8:23rreth 60 e.s.

    Dhe jo vetëm kaq, por edhe ne vetë që kemi frytet e para të Frymës, vajtojmë në veten tonë, duke pritur flakët birërimin, shpengimin e trupit tonë.

  10. Romakëve 8:24rreth 60 e.s.

    Sepse me shpresë ne shpëtuam; por shpresa që duket nuk është shpresë, sepse atë që dikush e sheh si mundet edhe ta shpresojë?

  11. Romakëve 8:25rreth 60 e.s.

    Por në qoftë se ne shpresojmë atë që s'e shohim, atë gjë e presim me durim.

  12. Romakëve 8:26rreth 60 e.s.

    Kështu, pra, edhe Fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme.

  13. Romakëve 8:27rreth 60 e.s.

    Dhe ai që heton zemrat e di cila është mendja e Frymës, sepse ai ndërhyn për shenjtorët, sipas Perëndisë.

  14. Romakëve 8:28rreth 60 e.s.

    Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.

  15. Romakëve 8:29rreth 60 e.s.

    Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve.

  16. Romakëve 8:30rreth 60 e.s.

    Dhe ata që ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata që i thirri edhe i shfajësoi; dhe ata që i shfajësoi, ata edhe i përlëvdoi.

  17. Romakëve 8:31rreth 60 e.s.

    Çfarë të themi, pra, për këto gjëra? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?

  18. Romakëve 8:32rreth 60 e.s.

    Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të?

  19. Romakëve 8:33rreth 60 e.s.

    Kush do t'i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i shfajëson.

  20. Romakëve 8:34rreth 60 e.s.

    Kush është ai që do t'i dënojë? Krishti është ai që vdiq, po për më tepër ai u ringjall; ai është në të djathtë të Perëndisë dhe ai ndërmjetëson për ne.

  21. Romakëve 8:35rreth 60 e.s.

    Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata?

  22. Romakëve 8:36rreth 60 e.s.

    Siç është shkruar: ''Për ty po vritemi gjithë ditën; u numëruam si dele për therje''.

  23. Romakëve 8:37rreth 60 e.s.

    Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.

  24. Romakëve 8:38rreth 60 e.s.

    Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme,

  25. Romakëve 8:39rreth 60 e.s.

    as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.