- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Romakëve 9:26rreth 60 e.s.
Dhe do të ndodhë që atje ku u është thënë atyre: "Ju nuk jeni populli im", atje do të quheni bij të Perëndisë së gjallë''.
- Romakëve 9:27rreth 60 e.s.
Por Isaia thërret për Izraelin: ''Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet''.
- Romakëve 9:28rreth 60 e.s.
Në fakt ai do ta realizojë vendimin e tij me drejtësi, sepse Zoti do ta realizojë dhe do ta përshpejtojë vendimin e tij mbi tokë.
- Romakëve 9:29rreth 60 e.s.
Dhe ashtu si profetizoi Isaia: ''Në qoftë se Perëndia i ushtrive nuk do të na kishte lënë farë, do të ishim bërë si Sodoma dhe do t'i kishim ngjarë Gomorës''.
- Romakëve 9:30rreth 60 e.s.
Çfarë të themi, pra? Se johebrenjtë, që nuk kërkuan drejtësinë, e fituan drejtësinë, por atë drejtësi që vjen nga besimi,
- Romakëve 9:31rreth 60 e.s.
ndërsa Izraeli, që kërkonte ligjin e drejtësisë, nuk arriti në ligjin e drejtësisë.
- Romakëve 9:32rreth 60 e.s.
Përse? Sepse e kërkonte jo me anë të besimit, por me anë të veprave të ligjit; sepse ata u penguan në gurin e pengesës,
- Romakëve 9:33rreth 60 e.s.
ashtu siç është shkruar: ''Ja, unë po vë në Sion një gur pengese dhe një shkëmb skandali, dhe kushdo që i beson atij nuk do të turpërohet''.
- Romakëve 10:1rreth 60 e.s.
Vëllezër, dëshira e zemrës sime dhe lutja që i drejtoj Perëndisë për Izraelin është për shpëtim të tij.
- Romakëve 10:2rreth 60 e.s.
Sepse unë dëshmoj për ta se kanë zell për Perëndinë, por jo sipas njohurisë.
- Romakëve 10:3rreth 60 e.s.
Sepse duke mos njohur drejtësinë e Perëndisë dhe duke kërkuar të vendosin drejtësinë e vet, nuk iu nënshtruan drejtësisë së Perëndisë,
- Romakëve 10:4rreth 60 e.s.
sepse përfundimi i ligjit është Krishti, për shfajësimin e kujtdo që beson.
- Romakëve 10:5rreth 60 e.s.
Sepse Moisiu kështu e përshkruan drejtësinë që vjen nga ligji: ''Njeriu që bën këto gjëra, do të rrojë me anë të tyre''.
- Romakëve 10:6rreth 60 e.s.
Por drejtësia që vjen nga besimi thotë kështu: ''Mos thuaj në zemrën tënde: ''Kush do të ngjitet në qiell?''. Kjo do të thotë që të zbresë Krishti.
- Romakëve 10:7rreth 60 e.s.
Ose: ''Kush do të zbresë në humnerë?''. Kjo do të thotë që të sjellë lart Krishtin prej së vdekurish.
- Romakëve 10:8rreth 60 e.s.
Po ç'thotë, pra? ''Fjala është pranë teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde''. Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë;
- Romakëve 10:9rreth 60 e.s.
sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.
- Romakëve 10:10rreth 60 e.s.
Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim,
- Romakëve 10:11rreth 60 e.s.
sepse Shkrimi thotë: ''Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet''.
- Romakëve 10:12rreth 60 e.s.
Sepse nuk ka dallim në mes Judeut dhe Grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin.
- Romakëve 10:13rreth 60 e.s.
Në fakt: ''Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet''.
- Romakëve 10:14rreth 60 e.s.
Si do ta thërrasin, pra, atë, të cilit nuk i besuan? Dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s'ka kush predikon?
- Romakëve 10:15rreth 60 e.s.
Dhe si do të predikojnë pa qenë dërguar? Siç është shkruar: ''Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin paqen, që shpallin lajme të mira!''.
- Romakëve 10:16rreth 60 e.s.
Por jo të gjithë iu bindën ungjillit, sepse Isaia thotë: ''O Perëndi, kush i besoi predikimit tonë?''.
- Romakëve 10:17rreth 60 e.s.
Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.