Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Romakëve 11:22rreth 60 e.s.

    Shih, pra, mirësinë dhe rreptësinë e Perëndisë: rreptësinë mbi ata që u rrëzuan, dhe mirësinë ndaj teje, në qoftë se ti do të ngulmosh në mirësi, përndryshe edhe ti do të këputesh.

  2. Romakëve 11:23rreth 60 e.s.

    Kështu edhe ata, nëse nuk do të qëndrojnë në mosbesim, do të shartohen; sepse Perëndia është i fuqishëm t'i shartojë përsëri.

  3. Romakëve 11:24rreth 60 e.s.

    Sepse, në qoftë se ti u këpute nga ulliri i egër prej natyre dhe u shartove kundër natyrës në ulli të butë, aq më tepër këto, që janë degë prej natyre, do të shartohen në ullirin e vet.

  4. Romakëve 11:25rreth 60 e.s.

    Sepse nuk dua, o vëllezër, që ju të jeni të paditur këtë të fshehtë që të mos mbaheni me të madh në veten tuaj se i ka ndodhur një ngurtësim një pjese të Izraelit deri sa të ketë hyrë tërësia e johebrenjve,

  5. Romakëve 11:26rreth 60 e.s.

    dhe kështu mbarë Izraeli do të shpëtohet, sikurse është shkruar: ''Nga Sioni do të vijë Çlirimtari, dhe do të largojë pabesinë nga Jakobi.

  6. Romakëve 11:27rreth 60 e.s.

    Dhe kjo do të jetë besëlidhja ime me ta, kur unë t'ju heq mëkatet e tyre''.

  7. Romakëve 11:28rreth 60 e.s.

    Për sa i përket ungjillit ata janë armiq për hirin tuaj, por për sa i përket zgjedhjes, janë të dashur për hir të etërve,

  8. Romakëve 11:29rreth 60 e.s.

    sepse dhuntitë dhe thirrja e Perëndisë janë të pakthyeshme.

  9. Romakëve 11:30rreth 60 e.s.

    Sepse, sikundër dhe ju dikur ishit të pabindur ndaj Perëndisë, por tani fituat mëshirën për shkak të pabindjes së tyre,

  10. Romakëve 11:31rreth 60 e.s.

    kështu edhe këta tani u bënë të padëgjueshëm, që, me anë të mëshirës që u tregua për ju, të fitojnë edhe ata mëshirë.

  11. Romakëve 11:32rreth 60 e.s.

    Sepse Perëndia i mbylli të gjithë në padëgjesë, që të ketë mëshirë për të gjithë.

  12. Romakëve 11:33rreth 60 e.s.

    O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij dhe të pashtershme janë udhët e tij!

  13. Romakëve 11:34rreth 60 e.s.

    ''Sepse kush e njohu mendjen e Zotit? Ose kush u bë këshilltar i tij?

  14. Romakëve 11:35rreth 60 e.s.

    Ose kush i dha atij më parë, që të ketë për të marrë shpagim?''.

  15. Romakëve 11:36rreth 60 e.s.

    Sepse prej tij, me anë të tij dhe për të janë të gjitha gjëra. Lavdi atij përjetë! Amen!

  16. Romakëve 12:1rreth 60 e.s.

    O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.

  17. Romakëve 12:2rreth 60 e.s.

    Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.

  18. Romakëve 12:3rreth 60 e.s.

    Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit.

  19. Romakëve 12:4rreth 60 e.s.

    Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion,

  20. Romakëve 12:5rreth 60 e.s.

    kështu edhe ne, megjithse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njeri tjetrit.

  21. Romakëve 12:6rreth 60 e.s.

    Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit;

  22. Romakëve 12:7rreth 60 e.s.

    nëse kemi shërbim, le t'i kushtohemi shërbimit; po kështu mësuesi të jepet pas mësimit;

  23. Romakëve 12:8rreth 60 e.s.

    dhe ai që nxit, le t'i kushtohet nxitjes; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai që kryeson le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshirë, le t'i bëjë me gëzim.

  24. Romakëve 12:9rreth 60 e.s.

    Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës.

  25. Romakëve 12:10rreth 60 e.s.

    Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin.