Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Romakëve 12:11rreth 60 e.s.

    Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë,

  2. Romakëve 12:12rreth 60 e.s.

    të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje;

  3. Romakëve 12:13rreth 60 e.s.

    ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës.

  4. Romakëve 12:14rreth 60 e.s.

    Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni.

  5. Romakëve 12:15rreth 60 e.s.

    Gëzohuni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë.

  6. Romakëve 12:16rreth 60 e.s.

    Kini të njëjtat mendime njeri me tjetrin; mos lakmoni për lart, por rrini me të përunjurit; mos e mbani veten për të mënçur.

  7. Romakëve 12:17rreth 60 e.s.

    Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.

  8. Romakëve 12:18rreth 60 e.s.

    Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.

  9. Romakëve 12:19rreth 60 e.s.

    Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ''Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti''.

  10. Romakëve 12:20rreth 60 e.s.

    ''Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur''.

  11. Romakëve 12:21rreth 60 e.s.

    Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.

  12. Romakëve 13:1rreth 60 e.s.

    Çdo njeri le t'i nënshtrohet pushteteve të sipërm, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia.

  13. Romakëve 13:2rreth 60 e.s.

    Prandaj ai që i kundërvihet pushtetit, i kundërvihet urdhërit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen do të marrin mbi vete dënimin.

  14. Romakëve 13:3rreth 60 e.s.

    Sepse eprorët s'ke pse t'i kesh frikë për vepra të mira, por për të këqijat; a do, pra, të mos i kesh frikë pushtetit? Bëj të mirën, dhe do të kesh lavdërim nga ai,

  15. Romakëve 13:4rreth 60 e.s.

    sepse eprori është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por, po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen.

  16. Romakëve 13:5rreth 60 e.s.

    Prandaj është e nevojshme t'i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtje e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes.

  17. Romakëve 13:6rreth 60 e.s.

    Sepse për këtë paguani edhe tatimet, sepse ata janë shërbëtorë të Perëndisë, që i kushtohen vazhdimisht këtij shërbimi.

  18. Romakëve 13:7rreth 60 e.s.

    I jepni, pra, secilit atë që i takon: tatimin atij që i përket, druajtje atij që është për t'u druajtur, nderimin atij që është për nderim.

  19. Romakëve 13:8rreth 60 e.s.

    Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin.

  20. Romakëve 13:9rreth 60 e.s.

    Sepse urdhërimet: ''Mos shkel kurorë, mos vraj, mos vidh, mos thua dëshmi të rreme, mos lakmo'', dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.

  21. Romakëve 13:10rreth 60 e.s.

    Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria, pra, është përmbushja e ligjit.

  22. Romakëve 13:11rreth 60 e.s.

    Dhe këtë aq më shumë duhet të bëjmë, duke ditur kohën, sepse tanimë erdhi ora të zgjohemi nga gjumi, sepse shpëtimi ynë është më afër, se kur besuam.

  23. Romakëve 13:12rreth 60 e.s.

    Nata u thye dhe dita u afrua; le të flakim, pra, veprat e errësirës dhe të veshim armët e dritës.

  24. Romakëve 13:13rreth 60 e.s.

    Le të ecim me ndershmëri, si ditën, jo në orgji dhe në dehje, jo në imoralitet dhe sensualizëm, jo në grindje e në smirë.

  25. Romakëve 13:14rreth 60 e.s.

    Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos tregoni kujdes për mishin, që t'ia kënaqni lakmitë.