Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Romakëve 6:13rreth 60 e.s.

    As mos i jepni gjymtyrët tuaja në shërbim të mëkatit si mjete paudhësie, por tregoni veten tuaj te Perëndia, si të gjallë prej së vdekurish, dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie për Perëndinë.

  2. Romakëve 6:14rreth 60 e.s.

    Në fakt mëkati nuk do të ketë më pushtet mbi ju, sepse nuk jeni nën ligj, por nën hir.

  3. Romakëve 6:15rreth 60 e.s.

    Atëherë, çfarë? Të mëkatojmë sepse nuk jemi nën ligj, por nën hir? Kështu mos qoftë!

  4. Romakëve 6:16rreth 60 e.s.

    A nuk e dini ju se nëse e tregoni veten shërbëtorë të atij që i bindeni, jeni shërbëtorë të atij që i bindeni, qoftë mëkatit për vdekje, qoftë dëgjesës për drejtësi?

  5. Romakëve 6:17rreth 60 e.s.

    Por qoftë falenderuar Perëndia, sepse ishit shërbëtorë të mëkatit, por iu bindët me zemër atij mësimi që iu është transmetuar.

  6. Romakëve 6:18rreth 60 e.s.

    Dhe, mbasi u liruat nga mëkati, u bëtë shërbëtorë të drejtësisë.

  7. Romakëve 6:19rreth 60 e.s.

    Unë po flas njerëzisht për shkak të dobësisë së mishit tuaj. Sepse ashtu si një kohë i kishit përkushtuar gjymtyrët tuaja për të qenë shërbëtorë të papastërtisë dhe të paudhësisë për të bërë paudhësinë, kështu tani përkushtoni gjymtyrët tuaj për të qënë shërbëtorë të drejtësisë për shenjtërim.

  8. Romakëve 6:20rreth 60 e.s.

    Sepse, kur ishit shërbëtorë të mëkatit, ishit të lirë në lidhje me drejtësinë.

  9. Romakëve 6:21rreth 60 e.s.

    Dhe çfarë fryt kishit, pra, atëherë, nga ato gjëra, për të cilat tani keni turp? Sepse fundi i tyre është vdekja.

  10. Romakëve 6:22rreth 60 e.s.

    Por tani, pasi u liruat nga mëkati dhe u bëtë shërbëtorë të Perëndisë keni për frytin tuaj shenjtërimin dhe për fund jeta e përjetshme.

  11. Romakëve 6:23rreth 60 e.s.

    Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.

  12. Romakëve 7:1rreth 60 e.s.

    Apo nuk e dini o vëllezër, (sepse unë po u flas njerëzve që e njohin ligjin), se ligji ka pushtet mbi njeriun për sa kohë ai rron?

  13. Romakëve 7:2rreth 60 e.s.

    Sepse gruaja e martuar është e lidhur nga ligji me burrin deri sa ai rron, por, po i vdiq burri, lirohet nga ligji i burrit.

  14. Romakëve 7:3rreth 60 e.s.

    Prandaj, nëse, kur i rron burri, ajo bashkohet me një burrë tjetër, do të quhet shkelëse e kurorës; por kur i vdes burri ajo është e liruar nga ligji, që të mos jetë shkelëse e kurorës, po u bë gruaja e një burrë tjetër.

  15. Romakëve 7:4rreth 60 e.s.

    Kështu, pra, vëllezër të mi, edhe ju jeni të vdekur për ligjin me anë të trupit të Jezu Krishtit që të bashkoheni me një tjetër, që u ringjall prej të vdekurit, që t'i japim fryte Perëndisë.

  16. Romakëve 7:5rreth 60 e.s.

    Sepse, kur ishim në mish, pasionet mëkatare që ishin me anë të ligjit, vepronin në gjymtyrët tona, duke sjellë fryte vdekjeje,

  17. Romakëve 7:6rreth 60 e.s.

    por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç'ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës.

  18. Romakëve 7:7rreth 60 e.s.

    Çfarë të themi, pra? Se ligji është mëkat? Ashtu mos qoftë! Mëkatin unë nuk do ta kisha njohur, veç se me anë të ligjit; sepse unë nuk do ta kisha njohur lakminë, po të mos thoshte ligji: ''Mos lakmo!''.

  19. Romakëve 7:8rreth 60 e.s.

    Por mëkati, duke marrë shkas nga ky urdhërim, ngjalli në mua çdo lakmi,

  20. Romakëve 7:9rreth 60 e.s.

    sepse, pa ligj, mëkati është i vdekur. Dikur unë jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall dhe unë vdiqa,

  21. Romakëve 7:10rreth 60 e.s.

    dhe urdhërimi që u dha për jetë, më solli vdekjen.

  22. Romakëve 7:11rreth 60 e.s.

    Sepse mëkati, duke gjetur rastin me anë të urdhërit, më mashtrojë dhe me anë të tij më vrau.

  23. Romakëve 7:12rreth 60 e.s.

    Kështu ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, i drejtë dhe i mirë.

  24. Romakëve 7:13rreth 60 e.s.

    Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Ashtu mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit.

  25. Romakëve 7:14rreth 60 e.s.

    Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam i mishë, i shitur mëkatit si skllav.