- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Romakëve 7:15rreth 60 e.s.
Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej.
- Romakëve 7:16rreth 60 e.s.
Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë pranoj që ligji është i mirë.
- Romakëve 7:17rreth 60 e.s.
Por tani nuk jam më unë që veproj, por mëkati që banon në mua.
- Romakëve 7:18rreth 60 e.s.
Në fakt unë e di se në mua domëthënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën.
- Romakëve 7:19rreth 60 e.s.
Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s'dua, atë bëj.
- Romakëve 7:20rreth 60 e.s.
Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s'jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua.
- Romakëve 7:21rreth 60 e.s.
Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjindet në mua.
- Romakëve 7:22rreth 60 e.s.
Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm,
- Romakëve 7:23rreth 60 e.s.
por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia.
- Romakëve 7:24rreth 60 e.s.
Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?
- Romakëve 7:25rreth 60 e.s.
I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit.
- Romakëve 8:1rreth 60 e.s.
Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezu, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës,
- Romakëve 8:2rreth 60 e.s.
sepse ligji i Frymës i jetës në Jezu Krishtin më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.
- Romakëve 8:3rreth 60 e.s.
Sepse atë që ishte e pamundur për ligjin, sepse ishte pa forcë për shkak të mishit, Perëndia, duke dërguar birin e vet në shëmbëllim mishi mëkatar, edhe për mëkat, e dënoi mëkatin në mish,
- Romakëve 8:4rreth 60 e.s.
që të përmbushet drejtësia e ligjit në ne, që nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymës.
- Romakëve 8:5rreth 60 e.s.
Sepse ata që rrojnë sipas mishit e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që rrojnë sipas Frymës në gjërat e Frymës.
- Romakëve 8:6rreth 60 e.s.
Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontro-lluar nga Fryma prodhon jetë dhe paqe.
- Romakëve 8:7rreth 60 e.s.
Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi është armiqësi kundër Perëndisë, sepse nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe as nuk mundet.
- Romakëve 8:8rreth 60 e.s.
Prandaj ata që janë në mish nuk mund t'i pëlqejnë Perëndisë.
- Romakëve 8:9rreth 60 e.s.
Nëse Fryma e Perëndisë banon në ju, ju nuk jeni më në mish, por në Frymë. Por në qoftë se ndokush nuk ka Frymën e Krishtit, ai nuk i përket atij.
- Romakëve 8:10rreth 60 e.s.
Nëse Krishti është në ju, trupi pa tjetër është i vdekur për shkak të mëkatit, por Fryma është jetë për shkak të drejtësisë.
- Romakëve 8:11rreth 60 e.s.
Dhe në qoftë se Fryma i atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t'u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së tij që banon në ju.
- Romakëve 8:12rreth 60 e.s.
Prandaj, vëllezër, ne jemi debitorë jo të mishit, që të rrojmë sipas mishit,
- Romakëve 8:13rreth 60 e.s.
sepse, po të rroni sipas mishit, ju do të vdisni; por, nëse me anë të Frymës i bëni të vdesin veprat e trupit, ju do të rroni.
- Romakëve 8:14rreth 60 e.s.
Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë.