Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Filipianëve 1:20rreth 64 e.s.

    Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim.

  2. Filipianëve 1:21rreth 64 e.s.

    Por nuk e di se jeta në mish të jetë për mua një punë e frytshme, as mund të them çfarë duhej të zgjedh,

  3. Filipianëve 1:22rreth 64 e.s.

    sepse unë jam i shtrënguar nga dy anë, sepse kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin, gjëja më e mirë,

  4. Filipianëve 1:23rreth 64 e.s.

    por të qëndruarit në mish është më i nevojshëm për ju.

  5. Filipianëve 1:24rreth 64 e.s.

    Këtë e di me siguri, që do të rri dhe qëndroj me ju të gjithë për përparimin tuaj dhe për gëzimin e besimit tuaj.

  6. Filipianëve 1:25rreth 64 e.s.

    që mburrja tuaj për mua të teprojë në Jezu Krishtin, për praninë time sërish midis jush.

  7. Filipianëve 1:26rreth 64 e.s.

    Ju veç, silluni në mënyrë të denjë në ungjillin e Krishtit, që, kur të vij e t'ju shoh, ose nga larg kur s'jam aty, të dëgjoj për ju se qëndroni fort në një frymë të përbashkët, duke luftuar bashkë me një shpirt për besimin e ungjillit,

  8. Filipianëve 1:27rreth 64 e.s.

    duke mos u lënë të trembeni në asnjë gjë nga kundërshtarët; kjo është për ta një provë humbjeje, kurse për ju shpëtimi, edhe kjo nga ana e Perëndisë.

  9. Filipianëve 1:28rreth 64 e.s.

    Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të,

  10. Filipianëve 1:29rreth 64 e.s.

    duke patur të njejtën beteje që e patë në mua, dhe tani po dëgjoni që është në mua.

  11. Filipianëve 1:30rreth 64 e.s.

    Pra, në qofte se ka ndonjë ngushëllim në Krisht, ndonjë ngushëllim dashurie, ndonjë pjesëmarrje të Frymës, ndonjë mallëngjim e dhembshuri,

  12. Filipianëve 2:1rreth 64 e.s.

    atëherë e bëni të plotë gëzimin tim, duke pasur të njejtin mendim, të njëjtën dashuri, një unanimitet dhe një mendje të vetme.

  13. Filipianëve 2:2rreth 64 e.s.

    Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten.

  14. Filipianëve 2:3rreth 64 e.s.

    Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.

  15. Filipianëve 2:4rreth 64 e.s.

    Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin,

  16. Filipianëve 2:5rreth 64 e.s.

    i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë,

  17. Filipianëve 2:6rreth 64 e.s.

    por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit;

  18. Filipianëve 2:7rreth 64 e.s.

    dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.

  19. Filipianëve 2:8rreth 64 e.s.

    Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër,

  20. Filipianëve 2:9rreth 64 e.s.

    që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore,

  21. Filipianëve 2:10rreth 64 e.s.

    dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.

  22. Filipianëve 2:11rreth 64 e.s.

    Prandaj, të dashurit e mi, ashtu sikur keni qenë gjithnjë të bindur jo vetëm kur isha i pranishëm, por edhe më shumë tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje,

  23. Filipianëve 2:12rreth 64 e.s.

    sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij.

  24. Filipianëve 2:13rreth 64 e.s.

    Bëni çdo gjë pa u ankuar dhe pa kundërshtime,

  25. Filipianëve 2:14rreth 64 e.s.

    që të jeni të paqortueshëm dhe të pastër, bij të Perëndisë pa të meta në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur, në mes të të cilit ju ndriçoni si pishtarë në botë, duke e mbajtur lart fjalën e jetës,