Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Efesianëve 6:19rreth 64 e.s.

    për të cilin jam i dërguari në pranga, që të mund të shpall lirësisht, siç e kam për detyrë.

  2. Efesianëve 6:20rreth 64 e.s.

    Por, që ta dini edhe ju si jam dhe çfarë bëj, Tikiku, vëllai i dashur dhe shërbenjësi besnik në Zotin, do t'ju informojë për të gjitha;

  3. Efesianëve 6:21rreth 64 e.s.

    të cilin pikërisht për këtë qëllim po ju kam dërguar, që të jeni në dijeni të gjendjes sonë dhe të ngushëllojë zemrat tuaja.

  4. Efesianëve 6:22rreth 64 e.s.

    Paqe vëllezërve dhe dashuri me besim nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht.

  5. Efesianëve 6:23rreth 64 e.s.

    Hiri qoftë me të gjithë ata që duan Zotin tonë Jezu Krisht me sinqeritet.

  6. Efesianëve 6:24rreth 64 e.s.

    Pali dhe Timoteu, shërbëtorë të Jezu Krishtit, gjithë shenjtorëve në Jezu Krishtin që janë në Filipi, bashkë me peshkopët dhe dhjakët:

  7. Filipianëve 1:1rreth 64 e.s.

    paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.

  8. Filipianëve 1:2rreth 64 e.s.

    E falënderoj Perëndinë tim, sa herë që ju kujtoj,

  9. Filipianëve 1:3rreth 64 e.s.

    duke iu lutur gjithmonë me gëzim për ju të gjithë në çdo lutje që bëj,

  10. Filipianëve 1:4rreth 64 e.s.

    për pjesëmarrjen tuaj në ungjillin që nga dita e parë e deri tani,

  11. Filipianëve 1:5rreth 64 e.s.

    duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.

  12. Filipianëve 1:6rreth 64 e.s.

    Dhe është e drejtë që unë të ndjej këto për ju të gjithë, sepse ju kam në zemër, sepse ju si në vargonjtë e mi ashtu edhe në mbrojtjen dhe në vërtetimin e ungjillit jeni të gjithë pjestarë me mua të hirit.

  13. Filipianëve 1:7rreth 64 e.s.

    Sepse Perëndia, është dëshmitari im, si ju dua të gjithë me dashuri të zjarrtë në Jezu Krisht.

  14. Filipianëve 1:8rreth 64 e.s.

    Dhe për këtë lutem që dashuria juaj të teprojë gjithnjë e më shumë në njohuri dhe në çdo dallim,

  15. Filipianëve 1:9rreth 64 e.s.

    që të dalloni gjërat më të mira dhe të mund të jeni të pastër dhe panjollë për ditën e Krishtit,

  16. Filipianëve 1:10rreth 64 e.s.

    të mbushur me fryte drejtësie që arrihen me anë të Jezu Krishtit, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë.

  17. Filipianëve 1:11rreth 64 e.s.

    Tani, vëllezër dua ta dini, se gjërat që më kanë ndodhur ndihmuan më shumë për përhapjen e ungjillit,

  18. Filipianëve 1:12rreth 64 e.s.

    aq sa gjithë pretoriumi dhe të tjerët mbarë e dinë se unë jam në vargonj për Krishtin;

  19. Filipianëve 1:13rreth 64 e.s.

    dhe pjesa më e madhe e vëllezërve në Zotin, të inkurajuar nga vargonjtë e mia, kanë marrë me shumë guxim në shpalljen e fjalës së Perëndisë pa frikë.

  20. Filipianëve 1:14rreth 64 e.s.

    Disa me të vërtetë predikojnë Krishtin edhe për smirë dhe për grindje, por disa të tjerë me vullnet të mirë.

  21. Filipianëve 1:15rreth 64 e.s.

    Këta e predikojnë Krishtin për grindje, me qëllime jo të pastra, duke menduar që t'u shtojnë pikëllimin vargonjve të mia.

  22. Filipianëve 1:16rreth 64 e.s.

    kurse ata e bëjnë nga dashuria, duke ditur se unë jam vënë për mbrojtjen e ungjillit.

  23. Filipianëve 1:17rreth 64 e.s.

    Ç'rëndësi ka? Sido që të jetë, me shtirje o sinqerisht, Krishti shpallet; dhe për këtë unë gëzohem, dhe do të gëzohem.

  24. Filipianëve 1:18rreth 64 e.s.

    E di në fakt, se kjo do të dalë për shpëtimin tim, me anë të lutjes suaj dhe me ndihmën e Frymës së Jezu Krishtit,

  25. Filipianëve 1:19rreth 64 e.s.

    sipas të priturit tim me padurim dhe me shpresë, se unë nuk do të turpërohem në asnjë gjë, por me çdo guxim, tani si gjithmonë, Krishti do të madhërohet në trupin tim, ose me jetën ose me vdekjen.