Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Filipianëve 2:15rreth 64 e.s.

    që unë të kem me se të krenohem në ditën e Krishtit, se nuk vrapova kot dhe as nuk u mundova kot.

  2. Filipianëve 2:16rreth 64 e.s.

    Por, edhe sikur unë të jem derdhur si flijim dhe shërbesë të besimit tuaj, gëzohem dhe ngazëlloj me ju të gjithë.

  3. Filipianëve 2:17rreth 64 e.s.

    Po ashtu edhe ju gëzohuni dhe ngazëllohuni me mua.

  4. Filipianëve 2:18rreth 64 e.s.

    Por shpresoj, në Zotin Jezus, t'ju dërgoj së shpejti Timoteun, që edhe unë duke njohur kushtet tuaja të inkurajohem,

  5. Filipianëve 2:19rreth 64 e.s.

    sepse nuk kam asnjë në një mendje me mua, që të kujdeset sinqerisht për gjërat tuaja.

  6. Filipianëve 2:20rreth 64 e.s.

    Sepse në fakt të gjithë kërkojnë interesin e vet dhe jo gjërat e Jezu Krishtit.

  7. Filipianëve 2:21rreth 64 e.s.

    Por ju e njihni provën e tij se si shërbeu bashkë me mua për ungjillin, si një bir i shërben të atit.

  8. Filipianëve 2:22rreth 64 e.s.

    Shpresoj, pra, t'jua dërgoj atë, posa të kem sistemuar kompletisht gjërat e mia.

  9. Filipianëve 2:23rreth 64 e.s.

    Dhe kam besim te Zoti që edhe unë vetë do të vij së shpejti.

  10. Filipianëve 2:24rreth 64 e.s.

    Por m'u duk e nevojshme t'ju dërgoj Epafroditin, vëllanë tim dhe bashkëpunëtorin e bashkëluftëtarin tim, që ma patët dërguar si shërbenjës në nevojat e mia,

  11. Filipianëve 2:25rreth 64 e.s.

    sepse kishte shumë mall për ju të gjithë dhe ishte shumë i vrarë sepse kishit dëgjuar se ishte i sëmurë.

  12. Filipianëve 2:26rreth 64 e.s.

    Edhe vërtetë ai qe i sëmurë, gati për vdekje, por Perëndia pati mëshirë për të dhe jo vetëm për të, por edhe për mua, që të mos kisha trishtim mbi trishtim.

  13. Filipianëve 2:27rreth 64 e.s.

    Për këtë arsye jua dërgova me aq më shumë ngut, që ju, kur ta shihni përsëri, të gëzoheni dhe unë të kem më pak trishtim.

  14. Filipianëve 2:28rreth 64 e.s.

    Priteni, pra, me gëzim të madh në Zotin dhe nderoni të tillë njerëz si ai,

  15. Filipianëve 2:29rreth 64 e.s.

    sepse për veprën e Krishtit ai qe shumë afër vdekjes, duke e vënë në rrezik jetën e vet, për të përmbushur zbrazëtitë e shërbesës tuaj ndaj meje.

  16. Filipianëve 2:30rreth 64 e.s.

    Së fundi, o vëllezërit e mi, gëzohuni në Zotin; për mua nuk është e rëndë t'ju shkruaj të njëjtat gjëra, po për ju është siguri.

  17. Filipianëve 3:1rreth 64 e.s.

    Ruhuni nga qentë, ruhuni nga punëtorët e këqij, ruhuni nga të prerët.

  18. Filipianëve 3:2rreth 64 e.s.

    Sepse rrethprerja e vërtetë jemi ne, që i shërbejmë Perëndisë në Frymë dhe që mburremi në Krishtin Jezus pa besuar në mish,

  19. Filipianëve 3:3rreth 64 e.s.

    megjithëse unë kam përse të besoj edhe në mishin; nëse ndonjë mendon se ka përse të besojë, unë kam akoma më shumë:

  20. Filipianëve 3:4rreth 64 e.s.

    u rrethpreva të tetën ditë, jam nga kombi i Izraelit, nga fisi i Beniaminit, Hebre nga Hebrenj, dhe sipas ligjit farise,

  21. Filipianëve 3:5rreth 64 e.s.

    sa për zellin, përndjekës i kishës; për sa i përket drejtësisë, që është në ligj, i pa qortueshëm.

  22. Filipianëve 3:6rreth 64 e.s.

    Por gjërat që më ishin fitim, i konsiderova, për shkak të Krishtit, humbje.

  23. Filipianëve 3:7rreth 64 e.s.

    Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit, Zotit tim, për shkak të të cilit i humba të gjitha këto dhe i konsideroj si pleh, që unë të fitoj Krishtin,

  24. Filipianëve 3:8rreth 64 e.s.

    dhe që të gjendem në të, duke pasur jo drejtësinë time që është nga ligji, por atë që është nga besimi në Krishtin: drejtësia që është nga Perëndia, me anë të besimit,

  25. Filipianëve 3:9rreth 64 e.s.

    që të njoh atë dhe fuqinë e ringjalljes së tij dhe pjesëmarrjen në mundimet e tij, duke u bërë vetë i ngjashëm me të në vdekjen e tij,