circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Filipianëve 3:10rreth 64 e.s.
që në ndonjë mënyrë të mund t'ia arrij ringjalljes prej së vdekurish.
- Filipianëve 3:11rreth 64 e.s.
Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po vazhdoj të rend për ta zënë, sepse edhe unë u zura nga Jezu Krishti.
- Filipianëve 3:12rreth 64 e.s.
Vëllezër, sa për vete, nuk mendoj se e kam zënë, por bëj këtë: duke harruar ato që kam lënë pas dhe duke u prirur drejt atyre që kam përpara,
- Filipianëve 3:13rreth 64 e.s.
po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus.
- Filipianëve 3:14rreth 64 e.s.
Pra, të gjithë ne që jemi të përsosur, le të kemi këto mendime; dhe në qoftë se ju mendoni ndryshe për ndonjë gjë, Perëndia do t'jua zbulojë edhe këtë.
- Filipianëve 3:15rreth 64 e.s.
Por në pikën ku kemi arritur, le të ecim sipas së njëjtës rregull me të njejtën mendje.
- Filipianëve 3:16rreth 64 e.s.
Bëhuni imituesit e mi, vëllezër, dhe vëreni ata që ecin kështu, sipas shëmbullin që keni në ne.
- Filipianëve 3:17rreth 64 e.s.
Sepse shumë nga ata, për të cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të Krishtit,
- Filipianëve 3:18rreth 64 e.s.
dhe fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësorë.
- Filipianëve 3:19rreth 64 e.s.
Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht,
- Filipianëve 3:20rreth 64 e.s.
i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t'i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat.
- Filipianëve 3:21rreth 64 e.s.
Prandaj, o vëllezër të dashur dhe fort të dëshiruar, gëzimi dhe kurora ime, qëndroni kështu në Zotin, o shumë të dashur.
- Filipianëve 4:1rreth 64 e.s.
Bëj thirrje Evodisë, bëj thirrje gjithashtu Sintikës, të jenë të një mendje në Zotin.
- Filipianëve 4:2rreth 64 e.s.
Të lutem edhe ty, shok i vërtetë, ndihmoji ato, që kanë luftuar me mua në ungjill, edhe me Klementin dhe me bashkëpunëtorët e mi të tjerë, emrat e të cilëve janë në librin e jetës.
- Filipianëve 4:3rreth 64 e.s.
Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni!
- Filipianëve 4:4rreth 64 e.s.
Zemërbutësia juaj le të njihet nga të gjithë njerëzit; Zoti është afër.
- Filipianëve 4:5rreth 64 e.s.
Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.
- Filipianëve 4:6rreth 64 e.s.
Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.
- Filipianëve 4:7rreth 64 e.s.
Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.
- Filipianëve 4:8rreth 64 e.s.
Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.
- Filipianëve 4:9rreth 64 e.s.
Dhe u gëzova shumë në Zotin, sepse më në fund kujdesi juaj për mua u rigjallërua; në realitet ju edhe e kishit në mendje, por nuk kishit rast.
- Filipianëve 4:10rreth 64 e.s.
Nuk e them këtë se jam në nevojë, sepse unë jam mësuar të kënaqem në gjëndjen që jam.
- Filipianëve 4:11rreth 64 e.s.
Unë di të jem i përunjur dhe di të jetoj edhe në bollëk; në çdo vend dhe për çdo gjë jam mësuar të nginjem dhe të kem uri, të kem me tepri dhe të vuaj në ngushticë.
- Filipianëve 4:12rreth 64 e.s.
Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.
- Filipianëve 4:13rreth 64 e.s.
Po ju bëtë mirë që morët pjesë në pikëllimin tim.