Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Kolosianëve 1:16rreth 64 e.s.

    Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.

  2. Kolosianëve 1:17rreth 64 e.s.

    Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë,

  3. Kolosianëve 1:18rreth 64 e.s.

    sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia,

  4. Kolosianëve 1:19rreth 64 e.s.

    dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt.

  5. Kolosianëve 1:20rreth 64 e.s.

    Dhe ju vetë, që dikur ishit të huaj dhe armiq në mendje me veprat tuaja të këqija,

  6. Kolosianëve 1:21rreth 64 e.s.

    tani ju paqtoi në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t'ju nxjerrë juve përpara vetes së tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm,

  7. Kolosianëve 1:22rreth 64 e.s.

    në qoftë se qëndroni në besim me themel dhe të patundur, dhe të mos luani nga shpresa e ungjillit që ju keni dëgjuar dhe që i është predikuar çdo krijese që është nën qiell; të cilit unë, Pali, iu bëra shërbenjës.

  8. Kolosianëve 1:23rreth 64 e.s.

    Dhe tani gëzohem për vuajtjet e mia të cilat po i heq për shkakun tuaj dhe po e plotësoj në mishin tim atë që u mungon mundimeve të Krishtit për trupin e vet, që është kisha,

  9. Kolosianëve 1:24rreth 64 e.s.

    shërbenjës i së cilës u bëra unë, sipas misionit që më ngarkoi Perëndia për ju, që t'jua paraqes të plotë fjalën e Perëndisë,

  10. Kolosianëve 1:25rreth 64 e.s.

    misterin që u mbajt i fshehtë gjatë shekujve dhe brezave, por që tani iu shfaq shenjtorëve të tij,

  11. Kolosianëve 1:26rreth 64 e.s.

    të cilëve Perëndia deshi t'ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie,

  12. Kolosianëve 1:27rreth 64 e.s.

    që ne e kumtuam, duke e qortuar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Jezu Krishtin;

  13. Kolosianëve 1:28rreth 64 e.s.

    për këtë mundohem duke u përpjekur me fuqinë e tij, e cila vepron tek unë me pushtet

  14. Kolosianëve 1:29rreth 64 e.s.

    Sepse dua që të dini ç'luftë të ashpër më duhet të bëj për ju, për ata që janë në Laodice dhe për të gjithë ata të cilët nuk e kanë parë fytyrën time personalisht,

  15. Kolosianëve 2:1rreth 64 e.s.

    që zemrat e tyre të ngushëllohen, duke u bashkuar në dashuri, dhe të kenë të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të zgjuarësisë për të njohur misterin e Perëndisë, e Atit dhe të Krishtit,

  16. Kolosianëve 2:2rreth 64 e.s.

    ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes.

  17. Kolosianëve 2:3rreth 64 e.s.

    Dhe po ju them këtë, që askush të mos ju gënjejë me fjalë joshëse,

  18. Kolosianëve 2:4rreth 64 e.s.

    sepse, edhe pse me trup jam larg jush, me frymën jam bashkë me ju dhe gëzohem duke parë rregullin dhe qëndrueshmërinë e besimit tuaj në Krishtin.

  19. Kolosianëve 2:5rreth 64 e.s.

    Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të,

  20. Kolosianëve 2:6rreth 64 e.s.

    duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falenderim.

  21. Kolosianëve 2:7rreth 64 e.s.

    Tregoni kujdes se mos ndokush ju bën prenë e tij me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve, sipas elementeve të botës dhe jo sipas Krishtit,

  22. Kolosianëve 2:8rreth 64 e.s.

    sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.

  23. Kolosianëve 2:9rreth 64 e.s.

    Dhe ju keni marrë plotësinë në të, sepse ai është krye e çdo principate e pushteti,

  24. Kolosianëve 2:10rreth 64 e.s.

    në të cilin ju edhe u rrethpretë me një rrethprerje që nuk u bë me dorë, por me rrethprerjen e Krishtit, me anë të zhveshjes së trupit nga mëkatet e mishit:

  25. Kolosianëve 2:11rreth 64 e.s.

    të varrosur bashkë në të në pagëzim, ju edhe u ringjallët bashkë në të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish.