circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Kolosianëve 3:14rreth 64 e.s.
Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës!
- Kolosianëve 3:15rreth 64 e.s.
Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!
- Kolosianëve 3:16rreth 64 e.s.
Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t'i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij.
- Kolosianëve 3:17rreth 64 e.s.
Ju bashkëshorte, jini të nënshtruara bashkëshortëve tuaj, ashtu si ka hije në Zotin.
- Kolosianëve 3:18rreth 64 e.s.
Ju bashkëshortë, duaini bashkëshortet tuaja dhe mos u bëni të ashpër ndaj tyre.
- Kolosianëve 3:19rreth 64 e.s.
Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin.
- Kolosianëve 3:20rreth 64 e.s.
Ju etër, mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.
- Kolosianëve 3:21rreth 64 e.s.
Ju shërbëtorë, binduni në çdo gjë zotërinjve tuaj sipas mishit, duke u shërbyer jo vetëm kur ju shohin, sikurse të doni t'u pëlqeni njerëzve, por me thjeshtësinë e zemrës, duke druajtur Perëndinë.
- Kolosianëve 3:22rreth 64 e.s.
Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,
- Kolosianëve 3:23rreth 64 e.s.
duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.
- Kolosianëve 3:24rreth 64 e.s.
Por ai që punon padrejtësisht do të marrë shpagimin për gjëra të padrejta që ka bërë, dhe nuk do të ketë anësi për asnjë.
- Kolosianëve 3:25rreth 64 e.s.
Zotërinj, bëni ç'është e drejtë dhe arsyeshme ndaj shërbëtorëve, duke ditur se edhe ju keni një Zotëri në qiejt.
- Kolosianëve 4:1rreth 64 e.s.
Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falendërim.
- Kolosianëve 4:2rreth 64 e.s.
Dhe duke u lutur në të njëtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur,
- Kolosianëve 4:3rreth 64 e.s.
në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet.
- Kolosianëve 4:4rreth 64 e.s.
Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën.
- Kolosianëve 4:5rreth 64 e.s.
Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t'i përgjigjeni gjithsecilit.
- Kolosianëve 4:6rreth 64 e.s.
Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t'jua tregojë gjithçka lidhur me mua;
- Kolosianëve 4:7rreth 64 e.s.
unë e dërgova te ju pikërisht për këtë arsye, që të njoh situatën tuaj dhe të ngushëllojë zemrat tuaja,
- Kolosianëve 4:8rreth 64 e.s.
bashkë me Onesimin, vëlla besnik dhe i dashur, që është nga tuajt; ata do t'ju tregojnë juve të gjitha gjërat e këtushme.
- Kolosianëve 4:9rreth 64 e.s.
Aristarku, i burgosur me mua, ju përshëndet bashkë me Markun, kushëririn e Barnabës (për të cilin keni marrë mësimin, po të vijë te ju, ta mirëprisni),
- Kolosianëve 4:10rreth 64 e.s.
dhe Jezusi, i quajtur Just, të cilët vijnë nga rrethprerja; këta janë të vetmit bashkëpunëtorë në veprën e mbretërisë së Perëndisë, të cilët qenë për mua ngushullim.
- Kolosianëve 4:11rreth 64 e.s.
Epafrai, që është nga tuajt dhe shërbëtor i Krishtit, ju përshëndet; ai lufton gjithnjë për ju në lutje, që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë.
- Kolosianëve 4:12rreth 64 e.s.
Në fakt unë dëshmoj për të se ai ka zell të madh për ju, për ata që janë në Laodice dhe për ata që janë në Hierapolis.
- Kolosianëve 4:13rreth 64 e.s.
I dashur Lluka, mjeku, dhe Dema ju përshëndesin.