circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Kolosianëve 2:12rreth 64 e.s.
Dhe bashkë me të Perëndia ju dha jetë ju, që kishit vdekur në mëkate dhe në parrethprerjen e mishit, duke jua falur të gjitha mëkatet.
- Kolosianëve 2:13rreth 64 e.s.
Ai e zhvlerësoi dokumentin e urdhërimeve, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar, dhe e hoqi nga mesi duke e mbërthyer në kryq;
- Kolosianëve 2:14rreth 64 e.s.
dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të.
- Kolosianëve 2:15rreth 64 e.s.
Prandaj askush të mos ju gjykojë për ushqime ose pije, për festa o hënë të re, o të shtuna;
- Kolosianëve 2:16rreth 64 e.s.
këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të ardhur; por trupi është i Krishtit.
- Kolosianëve 2:17rreth 64 e.s.
Askush të mos përvetësojë prej jush çmimin me pretekst përulësie dhe kulti të engjëjve, duke u përzier në gjëra që nuk i ka parë, i fryrë nga një krenari e kotë për shkak të mendjes së tij mishore,
- Kolosianëve 2:18rreth 64 e.s.
dhe nuk mbahet te kryet, prej të cilit gjithë trupi, i ushqyer mirë dhe i lidhur i tëri me anë të nyjeve dhe të gjymtyrëve rritet me rritjen e Perëndisë.
- Kolosianëve 2:19rreth 64 e.s.
Pra, në qoftë se vdiqët me Krishtin nga elementet e botës, përse u nënshtroheni disa rregullave, a thua se jetoni ende në botë, si:
- Kolosianëve 2:20rreth 64 e.s.
''Mos prek, mos shijo, mos merr'',
- Kolosianëve 2:21rreth 64 e.s.
të gjitha gjërat që prishen nga përdorimi, sipas urdhërimeve dhe mësimeve të njerëzve?
- Kolosianëve 2:22rreth 64 e.s.
Këto gjëra kanë ndonjë dukje diturie në devotshmërinë e zgjedhur vullnetarisht, në përunjësinë e rreme dhe në trajtimin e ashpër të trupit, por nuk kanë asnjë vlerë kundër kënaqësisë së mishit.
- Kolosianëve 2:23rreth 64 e.s.
Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë.
- Kolosianëve 3:1rreth 64 e.s.
Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë,
- Kolosianëve 3:2rreth 64 e.s.
sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë.
- Kolosianëve 3:3rreth 64 e.s.
Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me të.
- Kolosianëve 3:4rreth 64 e.s.
Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari;
- Kolosianëve 3:5rreth 64 e.s.
për këto gjëra zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes,
- Kolosianëve 3:6rreth 64 e.s.
midis të cilëve dikur ecët edhe ju, kur rronit në to.
- Kolosianëve 3:7rreth 64 e.s.
Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj.
- Kolosianëve 3:8rreth 64 e.s.
Mos gënjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij,
- Kolosianëve 3:9rreth 64 e.s.
edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shëmbullit të atij që e krijoi.
- Kolosianëve 3:10rreth 64 e.s.
Këtu nuk ka më Grek e Jud, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, shërbëtor e i lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë.
- Kolosianëve 3:11rreth 64 e.s.
Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin,
- Kolosianëve 3:12rreth 64 e.s.
duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju.
- Kolosianëve 3:13rreth 64 e.s.
Dhe, përmbi të gjitha këto gjëra, vishni dashurinë, që është lidhja e përsosmërisë.