circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Filipianëve 4:14rreth 64 e.s.
Edhe ju, o Filipianë, e dini se, në fillim të predikimit të ungjillit, kur u nisa nga Maqedonia, asnjë kishë nuk ndau me mua gjë për të dhënë a për të marrë, veç jush,
- Filipianëve 4:15rreth 64 e.s.
sepse edhe në Thesaloniki më dërguat jo vetëm një herë por dy, përkujdesje kur isha në nevojë.
- Filipianëve 4:16rreth 64 e.s.
Jo se unë po kërkoj dhurata, por kërkoj fryt që tepron për dobinë tuaj.
- Filipianëve 4:17rreth 64 e.s.
Tani i kam të gjitha dhe më teprojnë; jam përplot, mbasi mora nga Epafroditi atë që më ishte dërguar nga ju, një parfum erëmirë, një fli i pranueshëm, i pëlqyeshëm nga Perëndia.
- Filipianëve 4:18rreth 64 e.s.
Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.
- Filipianëve 4:19rreth 64 e.s.
Perëndisë tonë e Atit tonë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
- Filipianëve 4:20rreth 64 e.s.
Përshëndetni të gjithë shenjtorët në Jezu Krishtin.
- Filipianëve 4:21rreth 64 e.s.
Vëllezërit që janë me mua ju përshëndesin; të gjithë shenjtorët ju përshëndesin, sidomos ata të shtëpisë së Cezarit.
- Filipianëve 4:22rreth 64 e.s.
Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.
- Filipianëve 4:23rreth 64 e.s.
Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Timote,
- Kolosianëve 1:1rreth 64 e.s.
shenjtorëve dhe vëllezërve besimtarë në Krishtin, që janë në Kolos: hir dhe paqe mbi ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
- Kolosianëve 1:2rreth 64 e.s.
E falenderojmë Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, duke u lutur vazhdimisht për ju,
- Kolosianëve 1:3rreth 64 e.s.
sepse morëm vesh për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë tuaj ndaj gjithë shenjtorëve,
- Kolosianëve 1:4rreth 64 e.s.
për shkak të shpresës që ruhet për ju në qiejt, për të cilën keni dëgjuar në fjalët e së vërtetës së ungjillit,
- Kolosianëve 1:5rreth 64 e.s.
që arriti te ju, sikurse edhe në gjithë botën, dhe po jep fryt e rritet, sikurse edhe ndër ju, nga dita që dëgjuat dhe njohët hirin e Perëndisë në të vërtetë,
- Kolosianëve 1:6rreth 64 e.s.
sikurse edhe e mësuat nga Epafrai, shoku ynë i dashur në shërbesë, i cili është një shërbëtor besnik i Krishtit për ju,
- Kolosianëve 1:7rreth 64 e.s.
dhe që na ka treguar dashurinë tuaj të madhe në Frymën.
- Kolosianëve 1:8rreth 64 e.s.
Prandaj edhe ne, nga dita që e dëgjuam këtë, nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore,
- Kolosianëve 1:9rreth 64 e.s.
që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t'i pëlqeni atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë,
- Kolosianëve 1:10rreth 64 e.s.
duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim,
- Kolosianëve 1:11rreth 64 e.s.
duke e falënderuar Perëndinë At, që na bëri të denjë të kemi pjesë trashëgimin e shenjtorëve në dritë.
- Kolosianëve 1:12rreth 64 e.s.
Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,
- Kolosianëve 1:13rreth 64 e.s.
në të cilën ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij dhe faljen e mëkateve.
- Kolosianëve 1:14rreth 64 e.s.
Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,
- Kolosianëve 1:15rreth 64 e.s.
sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të.