circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Efesianëve 5:27rreth 64 e.s.
Kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.
- Efesianëve 5:28rreth 64 e.s.
Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,
- Efesianëve 5:29rreth 64 e.s.
sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.
- Efesianëve 5:30rreth 64 e.s.
''Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm''.
- Efesianëve 5:31rreth 64 e.s.
Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.
- Efesianëve 5:32rreth 64 e.s.
Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin.
- Efesianëve 5:33rreth 64 e.s.
Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.
- Efesianëve 6:1rreth 64 e.s.
''Ndero babanë tënd dhe nënën tënde'', ky është urdhërimi i parë me premtim,
- Efesianëve 6:2rreth 64 e.s.
''që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe''.
- Efesianëve 6:3rreth 64 e.s.
Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.
- Efesianëve 6:4rreth 64 e.s.
Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit,
- Efesianëve 6:5rreth 64 e.s.
duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t'u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër,
- Efesianëve 6:6rreth 64 e.s.
duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit,
- Efesianëve 6:7rreth 64 e.s.
duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti.
- Efesianëve 6:8rreth 64 e.s.
Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi.
- Efesianëve 6:9rreth 64 e.s.
Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij.
- Efesianëve 6:10rreth 64 e.s.
Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit,
- Efesianëve 6:11rreth 64 e.s.
sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.
- Efesianëve 6:12rreth 64 e.s.
Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t'i keni kryer çdo gjë.
- Efesianëve 6:13rreth 64 e.s.
Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ijë brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë,
- Efesianëve 6:14rreth 64 e.s.
dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes,
- Efesianëve 6:15rreth 64 e.s.
mbi të gjitha, duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut.
- Efesianëve 6:16rreth 64 e.s.
Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë,
- Efesianëve 6:17rreth 64 e.s.
duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët,
- Efesianëve 6:18rreth 64 e.s.
dhe edhe për mua, që kur të hap gojën time, të më jepet të flas lirësisht për ta bërë të njohur misterin e ungjillit,