circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Efesianëve 4:9rreth 64 e.s.
Ai që zbriti është po ai që edhe u ngjit përmbi të gjithë qiejt, për të përmbushur të gjitha gjërat.
- Efesianëve 4:10rreth 64 e.s.
Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues,
- Efesianëve 4:11rreth 64 e.s.
për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,
- Efesianëve 4:12rreth 64 e.s.
derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit,
- Efesianëve 4:13rreth 64 e.s.
që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit,
- Efesianëve 4:14rreth 64 e.s.
por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti.
- Efesianëve 4:15rreth 64 e.s.
Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.
- Efesianëve 4:16rreth 64 e.s.
Këtë, pra, po dëshmoj në Zotin: të mos ecni më si po ecin ende johebrenjtë e tjerë, në kotësinë e mendjes së tyre,
- Efesianëve 4:17rreth 64 e.s.
të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.
- Efesianëve 4:18rreth 64 e.s.
Ata, duke u bërë të pandjeshëm, e dhanë veten në shthurje, duke kryer çdo papastërti me lakmi të pangopur.
- Efesianëve 4:19rreth 64 e.s.
Por ju nuk e keni njohur kështu Krishtin,
- Efesianëve 4:20rreth 64 e.s.
në qoftë se e keni dëgjuar atë dhe keni qënë të mësuar në të sipas së vërtetës që është në Jezusin,
- Efesianëve 4:21rreth 64 e.s.
që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës,
- Efesianëve 4:22rreth 64 e.s.
dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj
- Efesianëve 4:23rreth 64 e.s.
dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.
- Efesianëve 4:24rreth 64 e.s.
Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t'i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrë, njeri me tjetrin.
- Efesianëve 4:25rreth 64 e.s.
Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj;
- Efesianëve 4:26rreth 64 e.s.
dhe mos i jepni vend djallit.
- Efesianëve 4:27rreth 64 e.s.
Ai që vidhte, le të mos vjedhë më, por më tepër të mundohet duke bërë ndonjë punë të mirë me duart e veta, që të ketë t'i japë diçka atij që ka nevojë.
- Efesianëve 4:28rreth 64 e.s.
Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t'u japë hir atyre që dëgjojnë.
- Efesianëve 4:29rreth 64 e.s.
Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit.
- Efesianëve 4:30rreth 64 e.s.
Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.
- Efesianëve 4:31rreth 64 e.s.
Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.
- Efesianëve 4:32rreth 64 e.s.
Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur,
- Efesianëve 5:1rreth 64 e.s.
edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.