circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Efesianëve 3:5rreth 64 e.s.
që johebrenjtë të jenë bashkëtrashëgimtarë të të njëjtit trup dhe bashkëpjesëtarë të premtimit të tij në Krishtin nëpërmjet ungjillit,
- Efesianëve 3:6rreth 64 e.s.
shërbenjës i të cilit u bëra, sipas dhunëtisë së hirit të Perëndisë që m'u dha në sajë të fuqisë së tij.
- Efesianëve 3:7rreth 64 e.s.
Mua, më të voglit nga të gjithë shenjtorët, m'u dha ky hir për të shpallur midis johebrenjve pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit,
- Efesianëve 3:8rreth 64 e.s.
dhe për t'u manifestuar të gjithëve pjesëmarrjen e misterit, i cili nga epokat më të lashta qe fshehur në Perëndinë, i cili krijoi të gjitha gjërat nëpërmjet Jezu Krishtit;
- Efesianëve 3:9rreth 64 e.s.
që nëpërmjet kishës, në kohën e tashme u manifestohej principatave dhe pushtetëve, në vendet qiellore, dituria e shumëllojshme e Perëndisë,
- Efesianëve 3:10rreth 64 e.s.
sipas qëllimit të përjetshëm që ai kreu në Krishtin Jezus, Zotin tonë,
- Efesianëve 3:11rreth 64 e.s.
në të cilin kemi lirinë dhe hyrjen te Perëndia në mirëbesimin nëpërmjet besimit në të.
- Efesianëve 3:12rreth 64 e.s.
Për këtë arsye ju lutem që të mos dekurajoheni për shkak të mundimeve të mia që vuaj për ju, e cila është lavdia juaj.
- Efesianëve 3:13rreth 64 e.s.
Për këtë arsye unë po i ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jezu Krisht,
- Efesianëve 3:14rreth 64 e.s.
nga i cili merr emër çdo familje në qiejt dhe mbi tokë,
- Efesianëve 3:15rreth 64 e.s.
që t'ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e përbrendshëm,
- Efesianëve 3:16rreth 64 e.s.
që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit,
- Efesianëve 3:17rreth 64 e.s.
që, të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia,
- Efesianëve 3:18rreth 64 e.s.
dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.
- Efesianëve 3:19rreth 64 e.s.
Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë,
- Efesianëve 3:20rreth 64 e.s.
atij i qoftë lavdia në kishën në Krishtin Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve. Amen.
- Efesianëve 3:21rreth 64 e.s.
Unë, pra, i burgosuri për Zotin, ju bëj thirrje që të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët,
- Efesianëve 4:1rreth 64 e.s.
me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri,
- Efesianëve 4:2rreth 64 e.s.
duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes.
- Efesianëve 4:3rreth 64 e.s.
Éshtë një trup i vetëm dhe një Frym i vetëm, sikurse ju u thirrët në shpresën e vetme të thirrjes suaj.
- Efesianëve 4:4rreth 64 e.s.
Éshtë një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm,
- Efesianëve 4:5rreth 64 e.s.
një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.
- Efesianëve 4:6rreth 64 e.s.
Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit.
- Efesianëve 4:7rreth 64 e.s.
Për ç'ka Shkrimi thotë: ''Kur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerëzve''.
- Efesianëve 4:8rreth 64 e.s.
Tani kjo: ''Ai u ngjit'', ç'do të thotë tjetër përveç se ai më parë edhe kishte zbritur në pjesët më të ulta të dheut?