Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Efesianëve 5:2rreth 64 e.s.

    Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush;

  2. Efesianëve 5:3rreth 64 e.s.

    as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime.

  3. Efesianëve 5:4rreth 64 e.s.

    Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.

  4. Efesianëve 5:5rreth 64 e.s.

    Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.

  5. Efesianëve 5:6rreth 64 e.s.

    Mos jini, pra, shokë me ta.

  6. Efesianëve 5:7rreth 64 e.s.

    Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës,

  7. Efesianëve 5:8rreth 64 e.s.

    sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë,

  8. Efesianëve 5:9rreth 64 e.s.

    duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.

  9. Efesianëve 5:10rreth 64 e.s.

    Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni,

  10. Efesianëve 5:11rreth 64 e.s.

    sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.

  11. Efesianëve 5:12rreth 64 e.s.

    Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë.

  12. Efesianëve 5:13rreth 64 e.s.

    Prandaj Shkrimi thotë: ''Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty''.

  13. Efesianëve 5:14rreth 64 e.s.

    Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit,

  14. Efesianëve 5:15rreth 64 e.s.

    duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.

  15. Efesianëve 5:16rreth 64 e.s.

    Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit.

  16. Efesianëve 5:17rreth 64 e.s.

    Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë,

  17. Efesianëve 5:18rreth 64 e.s.

    duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,

  18. Efesianëve 5:19rreth 64 e.s.

    duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;

  19. Efesianëve 5:20rreth 64 e.s.

    nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!

  20. Efesianëve 5:21rreth 64 e.s.

    Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,

  21. Efesianëve 5:22rreth 64 e.s.

    sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.

  22. Efesianëve 5:23rreth 64 e.s.

    Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.

  23. Efesianëve 5:24rreth 64 e.s.

    Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,

  24. Efesianëve 5:25rreth 64 e.s.

    që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës,

  25. Efesianëve 5:26rreth 64 e.s.

    që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.