circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Efesianëve 2:2rreth 64 e.s.
ndërmjet të cilëve edhe ne dikur jetuam në lakmitë e mishit tonë duke i plotësuar dëshirat e mishit dhe të mendjes, dhe ishim prej natyre bij të zemërimit, ashtu si edhe të tjerët.
- Efesianëve 2:3rreth 64 e.s.
Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi,
- Efesianëve 2:4rreth 64 e.s.
edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit),
- Efesianëve 2:5rreth 64 e.s.
edhe na ringjalli me të, dhe me të na vuri të rrimë në vendet qiellore në Krishtin Jezus,
- Efesianëve 2:6rreth 64 e.s.
për të treguar në epokat që do të vijnë pasurinë e pamasë të hirit të tij, me anë të mirësisë ndaj nesh në Krishtin Jezus.
- Efesianëve 2:7rreth 64 e.s.
Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,
- Efesianëve 2:8rreth 64 e.s.
jo nga vepra, që të mos mburret askush.
- Efesianëve 2:9rreth 64 e.s.
Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.
- Efesianëve 2:10rreth 64 e.s.
Prandaj kujtohuni se dikur ju johebrenj në mish, të quajtur të parrethprerë nga ata që e quajnë veten të rrethprerë, sepse të tillë u bënë në mish, nga dora e njeriut,
- Efesianëve 2:11rreth 64 e.s.
ishit në atë kohë pa Krishtin, të huaj në qytetërinë e Izraelit dhe të huaj për besëlidhjen e premtimit, pa pasur shpresë dhe duke qënë pa Perëndi në botë.
- Efesianëve 2:12rreth 64 e.s.
Por tani, në Krishtin Jezus, ju që dikur ishit larg, u afruat me anë të gjakut të Krishtit.
- Efesianëve 2:13rreth 64 e.s.
Ai në fakt, është paqja jonë, ai që ka bërë nga të dy popujt një dhe ka shembur murin e ndarjes,
- Efesianëve 2:14rreth 64 e.s.
duke e prishur armiqësinë në mishin e tij, ligjin e urdhërimeve të përftuar nga porosi, për të krijuar në vetvete nga dy një njeri të ri, duke bërë paqen,
- Efesianëve 2:15rreth 64 e.s.
dhe për t'i pajtuar të dy me Perëndinë në një trup të vetëm me anë të kryqit, mbasi vrau armiqësinë në vetvete.
- Efesianëve 2:16rreth 64 e.s.
Dhe ai erdhi për t'ju shpallur paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër,
- Efesianëve 2:17rreth 64 e.s.
sepse përmes tij që të dy kemi hyrje tek Ati nëpër një Frymë të vetme.
- Efesianëve 2:18rreth 64 e.s.
Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë,
- Efesianëve 2:19rreth 64 e.s.
të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes,
- Efesianëve 2:20rreth 64 e.s.
mbi të cilin gjithë ndërtesa, e lidhur mirë, rritet për të qenë një tempull i shenjtë në Zotin,
- Efesianëve 2:21rreth 64 e.s.
në të cilin edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qenë një banesë e Perëndisë në Frymë.
- Efesianëve 2:22rreth 64 e.s.
Për këtë arsye unë, Pali, jam i burgosuri i Jezu Krishtit për ju johebrenjtë,
- Efesianëve 3:1rreth 64 e.s.
dhe nëse keni dëgjuar për dhënien e hirit të Perëndisë, që më është besuar për ju;
- Efesianëve 3:2rreth 64 e.s.
se si, me zbulesë, ai ma bëri të njohur misterin, sikurse ju shkrova më përpara me pak fjalë.
- Efesianëve 3:3rreth 64 e.s.
Duke i lexuar këto, ju mund të kuptoni cila është inteligjenca ime në misterin e Krishtit,
- Efesianëve 3:4rreth 64 e.s.
që nuk iu bë i njohur në epokat e tjera bijve të njerëzve, ashtu si iu zbulua tani apostujve të shenjtë dhe profetëve të tij me anë të Frymës,