Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Galatasve 5:19rreth 58 e.s.

    idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet,

  2. Galatasve 5:20rreth 58 e.s.

    smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

  3. Galatasve 5:21rreth 58 e.s.

    Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.

  4. Galatasve 5:22rreth 58 e.s.

    Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.

  5. Galatasve 5:23rreth 58 e.s.

    Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.

  6. Galatasve 5:24rreth 58 e.s.

    Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.

  7. Galatasve 5:25rreth 58 e.s.

    Le të mos jemi mburravecë, duke provokuar dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin.

  8. Galatasve 5:26rreth 58 e.s.

    Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti.

  9. Galatasve 6:1rreth 58 e.s.

    Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.

  10. Galatasve 6:2rreth 58 e.s.

    Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet.

  11. Galatasve 6:3rreth 58 e.s.

    Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin.

  12. Galatasve 6:4rreth 58 e.s.

    Sepse secili do të mbajë barrën e vet.

  13. Galatasve 6:5rreth 58 e.s.

    Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjestar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson.

  14. Galatasve 6:6rreth 58 e.s.

    Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç'të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.

  15. Galatasve 6:7rreth 58 e.s.

    Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.

  16. Galatasve 6:8rreth 58 e.s.

    Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.

  17. Galatasve 6:9rreth 58 e.s.

    Prandaj, sa të kemi rast, le t'u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.

  18. Galatasve 6:10rreth 58 e.s.

    Shikoni me çfarë shkronjash të mëdha ju kam shkruar me dorën time!

  19. Galatasve 6:11rreth 58 e.s.

    Të gjithë ata që duan të duken të mirë në mish, ju shtrëngojnë që të rrethpriteni vetëm që të mos përndiqeni për kryqin e Krishtit.

  20. Galatasve 6:12rreth 58 e.s.

    Sepse as vetë ata që rrethpriten nuk e zbatojnë ligjin, por duan që ju të rrethpriteni, që ata të mburren në mishin tuaj.

  21. Galatasve 6:13rreth 58 e.s.

    Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota.

  22. Galatasve 6:14rreth 58 e.s.

    Sepse në Jezu Krishtin as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por krijesa e re.

  23. Galatasve 6:15rreth 58 e.s.

    Dhe të gjithë ata që do të ecin sipas kësaj rregulle paçin paqe dhe mëshirë, e ashtu qoftë edhe për Izraelin e Perëndisë.

  24. Galatasve 6:16rreth 58 e.s.

    Tash e tutje askush të mos më trazojë, sepse unë mbaj në trupin tim shenjat e Zotit Jezus.

  25. Galatasve 6:17rreth 58 e.s.

    Vëllezër, hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen.