circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Galatasve 4:25rreth 58 e.s.
Ndërsa Jeruzalemi nga lart është i lirë dhe është nëna e ne të gjithëve.
- Galatasve 4:26rreth 58 e.s.
Sepse është shkruar: ''Gëzohu ti, o shterpë, që nuk lind! Shpërthe dhe klith, ti që nuk i provon dhembjet e lindjes, sepse bijtë e së braktisurës do të jenë më të shumtë se të asaj që e kishte burrin''.
- Galatasve 4:27rreth 58 e.s.
Kurse ne, o vëllezër, jemi bij të premtimit, sikundër ishte Isaku.
- Galatasve 4:28rreth 58 e.s.
Po, sikurse atëherë ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas Frymës, kështu është edhe tani.
- Galatasve 4:29rreth 58 e.s.
Po çfarë thotë shkrimi? ''Dëboje skllaven dhe djalin e saj, sepse i biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me djalin e së lirës''.
- Galatasve 4:30rreth 58 e.s.
Kështu, pra, vëllezër, ne nuk jemi bij të skllaves, por të së lirës.
- Galatasve 4:31rreth 58 e.s.
Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë.
- Galatasve 5:1rreth 58 e.s.
Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju bëjë dobi aspak.
- Galatasve 5:2rreth 58 e.s.
Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin.
- Galatasve 5:3rreth 58 e.s.
Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë poshtë nga hiri.
- Galatasve 5:4rreth 58 e.s.
Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,
- Galatasve 5:5rreth 58 e.s.
sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.
- Galatasve 5:6rreth 58 e.s.
Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës?
- Galatasve 5:7rreth 58 e.s.
Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret.
- Galatasve 5:8rreth 58 e.s.
Pak maja e bën të vijë gjithë brumin.
- Galatasve 5:9rreth 58 e.s.
Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin.
- Galatasve 5:10rreth 58 e.s.
Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë.
- Galatasve 5:11rreth 58 e.s.
Oh, sikur ata që ju turbullojnë, të gjymtoheshin vetë!
- Galatasve 5:12rreth 58 e.s.
Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t'i shërbeni njëri-tjetrit.
- Galatasve 5:13rreth 58 e.s.
Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.
- Galatasve 5:14rreth 58 e.s.
Sepse nëse ju kafshoni dhe hani njëri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njëri nga tjetri.
- Galatasve 5:15rreth 58 e.s.
Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit,
- Galatasve 5:16rreth 58 e.s.
sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.
- Galatasve 5:17rreth 58 e.s.
Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj.
- Galatasve 5:18rreth 58 e.s.
Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,