Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Galatasve 3:29rreth 58 e.s.

    Edhe them se për sa kohë trashëgimtari është i mitur, nuk dallohet fare nga skllavi, megjithëse është zot i të gjithave,

  2. Galatasve 4:1rreth 58 e.s.

    por ai është nën kujdestarë dhe administratorë deri në kohën e caktuar nga i ati.

  3. Galatasve 4:2rreth 58 e.s.

    Kështu edhe ne, sa ishim të mitur, ishim të robëruar nën elementet e botës,

  4. Galatasve 4:3rreth 58 e.s.

    por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit,

  5. Galatasve 4:4rreth 58 e.s.

    që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.

  6. Galatasve 4:5rreth 58 e.s.

    Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: ''Abba, Atë!''.

  7. Galatasve 4:6rreth 58 e.s.

    Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.

  8. Galatasve 4:7rreth 58 e.s.

    Por atëherë, duke mos njohur Perëndinë, u shërbyet atyre që prej natyre nuk janë perëndi;

  9. Galatasve 4:8rreth 58 e.s.

    kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, tek të cilët doni përsëri t'u nënshtroheni?

  10. Galatasve 4:9rreth 58 e.s.

    Sepse ju i kremtoni me kujdes disa ditë, muaj, stinë dhe vite.

  11. Galatasve 4:10rreth 58 e.s.

    Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju.

  12. Galatasve 4:11rreth 58 e.s.

    O vëllezër, bëhuni si unë, sepse edhe unë jam si ju; ju lutem, o vëllezër, ju s'më keni bërë asnjë të keqe.

  13. Galatasve 4:12rreth 58 e.s.

    Dhe ju e dini se në të kaluarën unë ju predikova ungjillin me dobësi të mishit;

  14. Galatasve 4:13rreth 58 e.s.

    dhe ju nuk më përbuzët aspak dhe s'patët neveri për provën që ishte në mishin tim, por më pranuat si engjëll Perëndie, si Jezu Krishtin vet.

  15. Galatasve 4:14rreth 58 e.s.

    Cili ishte, pra, gëzimi juaj? Sepse unë dëshmoj për ju se, po të qe e mundur, ju do të nxirrnit edhe sytë tuaj dhe do të m'i jepnit mua.

  16. Galatasve 4:15rreth 58 e.s.

    A thua u bëra armiku juaj, duke ju thënë të vërtetën?

  17. Galatasve 4:16rreth 58 e.s.

    Ata tregohen të zellshëm ndaj jush, por jo për qëllime të ndershme; madje ata duan t'ju shkëputin që të jeni të zellshëm ndaj tyre.

  18. Galatasve 4:17rreth 58 e.s.

    Mirë është të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë, dhe jo vetëm kur ndodhem midis jush.

  19. Galatasve 4:18rreth 58 e.s.

    Djemtë e mi, që unë i lind përsëri, derisa të formohet Krishti në ju!

  20. Galatasve 4:19rreth 58 e.s.

    Do të doja tashti të isha midis jush dhe ta ndryshoja tingullin e zërit tim, sepse jam ndërdyshas ndaj jush.

  21. Galatasve 4:20rreth 58 e.s.

    Po më thoni, ju që doni të jeni nën ligj, a nuk e dëgjoni ligjin?

  22. Galatasve 4:21rreth 58 e.s.

    Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira.

  23. Galatasve 4:22rreth 58 e.s.

    Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit.

  24. Galatasve 4:23rreth 58 e.s.

    Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.

  25. Galatasve 4:24rreth 58 e.s.

    Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme; dhe ajo është skllave me bijtë e saj.