Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Galatasve 1:24rreth 58 e.s.

    Pastaj, pas katërmbëdhjetë vjetësh, u ngjita përsëri në Jeruzalem me Barnabën; dhe mora me vete edhe Titin.

  2. Galatasve 2:1rreth 52 e.s.

    Dhe u ngjita sipas një zbulese dhe u shtjellova atyre ungjillin që unë po predikoj ndër johebrenjtë, por në mënyrë të veçantë, atyre që kishin më shumë emër, që të mos bridhja ose vrapoja më kot.

  3. Galatasve 2:2rreth 52 e.s.

    Por as Titi që ishte me mua, ndonëse ishte Grek, nuk qe shtrënguar që të rrethpritej;

  4. Galatasve 2:3rreth 52 e.s.

    edhe kjo për shkak të vëllezërve të rremë, që kishin hyrë tinëz, që kishin depërtuar për të përgjuar lirinë tonë që kemi në Krishtin Jezu, që të na robërojnë.

  5. Galatasve 2:4rreth 52 e.s.

    Këtyre ne nuk iu nënshtruam as edhe për një moment, që e vërteta e ungjillit të mbetej e pacënuar te ju.

  6. Galatasve 2:5rreth 52 e.s.

    Por nga ana e atyre që gëzonin një farë kredie (nuk ka rëndësi se kush ishin, Perëndia nuk shikon dukjen e njeriut), pra, ata që gëzonin kredinë më të madhe nuk shtuan gjë tek unë.

  7. Galatasve 2:6rreth 52 e.s.

    Madje, duke parë se mua m'u besua ungjilli për të parrethprerët, sikurse Pjetrit ai për të rrethprerët,

  8. Galatasve 2:7rreth 52 e.s.

    (sepse ai që kishte vepruar në mënyrë të fuqishme në Pjetrin për apostullim tek të rrethprerëve, kishte vepruar në mënyrë të fuqishme edhe në mua për johebrenjtë),

  9. Galatasve 2:8rreth 52 e.s.

    duke njohur hirin që m'u dha, Jakobi, Kefa dhe Gjoni, të cilët i konsideronin shtylla, më dhanë mua dhe Barnabës të djathtat e tyre si shenjë shoqërie, që të shkonim ne ndër johebrenjtë dhe ata ndër të rrethprerë.

  10. Galatasve 2:9rreth 52 e.s.

    Vetëm na porositën që të kujtoheshim për të varfrit, pikërisht atë që edhe unë e kisha ndërmend ta bëja.

  11. Galatasve 2:10rreth 52 e.s.

    Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova në sy, sepse ishte për t'u qortuar.

  12. Galatasve 2:11rreth 52 e.s.

    Në fakt, para se të vinin disa njerëz nga ana e Jakobit, ai hante me johebrenjtë; po, kur erdhën ata, ai u tërhoq dhe u nda, duke druajtur ata të rrethprerjes.

  13. Galatasve 2:12rreth 52 e.s.

    Edhe Judenj të tjerë shtireshin bashkë me të, aq sa edhe Barnaba u tërhoq nga hipokrizia e tyre.

  14. Galatasve 2:13rreth 52 e.s.

    Po kur unë pashë se ata nuk ecnin drejt sipas së vërtetës së ungjillit, i thashë Pjetrit përpara të gjithëve: ''Në qoftë se ti, që je Jude, rron porsi johebrenjtë dhe jo si Judenjtë, pse i detyron johebrenjtë të rrojnë si Judenj?''.

  15. Galatasve 2:14rreth 52 e.s.

    Ne, që jemi Judenj nga lindja dhe jo mëkatarë në mes johebrenjsh,

  16. Galatasve 2:15rreth 52 e.s.

    duke ditur se njeriu nuk shfajësohet me anë të veprave të ligjit, por me anë të besimit në Jezu Krishtin, besuam edhe ne në Jezu Krishtin, që të shfajësoheshim me anë të besimit në Krishtin dhe jo me anë të veprave të ligjit, sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet me anë të veprave të ligjit.

  17. Galatasve 2:16rreth 52 e.s.

    Dhe, në qoftë se duke kërkuar të shfajësohemi në Krishtin, u gjetëm edhe ne mëkatarë, mos vallë Krishti qënka shërbenjës i mëkatit. Kurrsesi jo!

  18. Galatasve 2:17rreth 52 e.s.

    Sepse, në qoftë se unë ndërtoj përsëri ato gjërat që prisha, unë bëhem vetë shkelës,

  19. Galatasve 2:18rreth 52 e.s.

    sepse përmes ligjit, vdiqa për ligjin, që unë të rroj për Perëndinë.

  20. Galatasve 2:19rreth 52 e.s.

    Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.

  21. Galatasve 2:20rreth 52 e.s.

    Unë nuk e hedh poshtë hirin e Perëndisë sepse, në qoftë se drejtësia vjen me anë të ligjit, atëherë Krishti ka vdekur më kot.

  22. Galatasve 2:21rreth 52 e.s.

    O Galatas të marrë! Kush ju ka yshtur që të mos i bindeni së vërtetës, ju, që para syve tuaj Jezu Krishti është përshkruar i kryqëzuar midis jush?

  23. Galatasve 3:1rreth 58 e.s.

    Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo nëpërmjet dëgjimit të besimit?

  24. Galatasve 3:2rreth 58 e.s.

    A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?

  25. Galatasve 3:3rreth 58 e.s.

    A thua hoqët kaq shumë gjëra më kot, nëse kanë qenë vërtetë më kot?