circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Galatasve 3:4rreth 58 e.s.
Ai që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën me anë të veprave të ligjit apo me anë të predikimit të besimit?
- Galatasve 3:5rreth 58 e.s.
Kështu Abrahami ''e besoi Perëndinë, dhe kjo iu numërua për drejtësi'';
- Galatasve 3:6rreth 58 e.s.
Ta dini, pra, se ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit.
- Galatasve 3:7rreth 58 e.s.
Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t'i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: ''Të gjitha kombet do të bekohen në ty''.
- Galatasve 3:8rreth 58 e.s.
Prandaj ata që themelohen mbi besimin bekohen bashkë me të besueshmin Abraham.
- Galatasve 3:9rreth 58 e.s.
Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: ''I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t'i praktikuar''.
- Galatasve 3:10rreth 58 e.s.
Sepse me anë të ligjit askush nuk shfajësohet përpara Perëndisë, sepse: ''I drejti do të rrojë me anë të besimit''.
- Galatasve 3:11rreth 58 e.s.
Dhe ligji nuk është nga besimi, por ''njeriu që do t'i bëjë ato, do të rrojë me anë të tyre''.
- Galatasve 3:12rreth 58 e.s.
Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: ''I mallkuar është kushdo që varet në dru''),
- Galatasve 3:13rreth 58 e.s.
që bekimi i Abrahamit t'u vijë johebrenjve me anë të Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit.
- Galatasve 3:14rreth 58 e.s.
O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.
- Galatasve 3:15rreth 58 e.s.
Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: ''Edhe pasardhësve'' si të ishin shumë, por të një të vetme: ''Dhe pasardhjes sate'', pra Krishti.
- Galatasve 3:16rreth 58 e.s.
Dhe unë them këtë: ligji, që erdhi katërqind e tridhjetë vjet më pas, nuk e zhvleftëson besëlidhjen e aprovuar më parë nga ana e Perëndisë në Krishtin, në mënyrë që të prishë premtimin.
- Galatasve 3:17rreth 58 e.s.
Sepse, në qoftë se trashëgimi është nga ligji, nuk është më nga premtimi. Por Perëndia ia fali atë Abrahamit me anë të premtimit.
- Galatasve 3:18rreth 58 e.s.
Atëherë, pse u dha ligji? Ai u shtua për shkak të shkeljeve, deri sa të vinte pasardhja së cilës i qe bërë premtimi; dhe ky ligj u shpall nëpërmjet engjëjve, me anë të një ndërmjetësi.
- Galatasve 3:19rreth 58 e.s.
Dhe ndërmjetësi nuk është ndërmjetës i një ane të vetme, kurse Perëndia është një.
- Galatasve 3:20rreth 58 e.s.
A thua atëherë ligji është kundër premtimeve të Perëndisë? Kurrsesi jo! Sepse po të ishte dhënë një ligj që mund të jepte jetë, drejtësia do të ishte me të vërtetë prej ligjit.
- Galatasve 3:21rreth 58 e.s.
Por Shkrimi i mbylli të gjitha gjërat nën mëkatin, që t'u jepej besimtarëve premtimi nëpërmjet besimit të Jezu Krishtit.
- Galatasve 3:22rreth 58 e.s.
Dhe, para se të vinte besimi, ne ruheshim nën ligjin, si të mbyllur, duke pritur besimin që duhej të zbulohej.
- Galatasve 3:23rreth 58 e.s.
Kështu ligji qe mësuesi ynë për te Krishti, që ne të shfajësohemi me anë të besimit.
- Galatasve 3:24rreth 58 e.s.
Por, mbasi besimi erdhi, ne nuk jemi më nën ndonjë mësues,
- Galatasve 3:25rreth 58 e.s.
sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit te Jezu Krishti.
- Galatasve 3:26rreth 58 e.s.
Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.
- Galatasve 3:27rreth 58 e.s.
Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.
- Galatasve 3:28rreth 58 e.s.
Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.