Skip to content

Vargje biblike për Prudence

192 vargje · 40 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Kush ruan gojën dhe gjuhën e tij mbron jetën e tij nga fatkeqësitë.

  2. Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.

  3. I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.

  4. Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.

  5. Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?

  6. Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;

  7. dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.

  8. Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.

  9. Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.

  10. Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.

  11. Vër në vijë punët e tua të jashtme, vër në rregull arat e tua dhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.

  12. Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.

  13. Diskutoje padinë tënde kundër të afërmit tënd, por mos e zbulo sekretin e një tjetri,

  14. me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset për gjithnjë.

  15. Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.

  16. Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.

  17. Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.

  18. Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.

  19. Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

  20. Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

  21. Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

  22. Mos ji tepër i drejtë as i urtë jashtë mase. Pse kërkon të shkatërohesh?

  23. Mos ji tepër i keq dhe mos u trego budalla. Pse kërkon të vdesësh para kohës sate?

  24. Unë të jap një këshillë: respekto urdhërin e mbretit për shkak të betimit të bërë Perëndisë.

  25. Mos u nxito të largohesh nga prania e tij dhe mos ngul këmbë në një gjë të keqe, sepse ai bën të gjitha gjërat që i pëlqen.