Skip to content

Vargje biblike për Prudence: General references

87 vargje · 40 aspekte

Vargje për General references

Filtro sipas librit
  1. Sepse veshi i shqyrton fjalët, ashtu si qiellza i shijon ushqimet.

  2. Le të zgjedhim ne vetë atë që është e drejtë të pranojmë midis nesh atë që është e mirë.

  3. Unë thoja: "Do të kujdesem për sjelljen time që të mos kryej mëkate me gjuhën time; do t'i vë një fre gojës sime, sa kohë që i pabesi rri para meje".

  4. Do të jetë i lumtur njeriu që ka dhemshuri dhe jep hua, dhe i drejton punët e tij me drejtësi,

  5. Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj,

  6. je zënë në lakun e fjalëve të gojës sate, je zënë nga fjalët e gojës sate.

  7. Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim.

  8. Kush shkon rreth e qark duke përfolur, nxjerr sekretet, por ai që ka një shpirt besnik i fsheh ato.

  9. Kush bëhet garant për një të huaj do të pësojë dëmet e këtij veprimi, por ai që refuzon të japë dorën si garant është i sigurt.

  10. Ai që bën rrëmujë në shtëpinë e vet do të trashëgojë erën, dhe budallai do të jetë shërbëtori i atij që është i urtë nga zemra.

  11. Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet.

  12. Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin.

  13. Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre.

  14. Çdo njeri i matur vepron me dituri, por budallai kapardiset me marrëzinë e tij.

  15. Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim.

  16. Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij.

  17. Njeriu i urtë i trëmbet së keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemërohet dhe është fodull.

  18. Teveqelit e trashëgojnë budallallëkun, por njerëzit e matur kurorëzohen me dije.

  19. Budallai e përçmon korrigjimin e atit të tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi.

  20. Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.

  21. Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.

  22. I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë.

  23. Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit.

  24. Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.

  25. Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.