Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Joeli 2:28rreth 800 p.e.s.

    "Mbas kësaj do të ndodhë që unë do të përhap Frymën tim mbi çdo mish; bijtë tuaj dhe bijat tuaja do të profetizojnë, pleqtë tuaj do të shohin ëndrra, të rinjtë tuaj do të kenë vegime.

  2. Joeli 2:29rreth 800 p.e.s.

    Në ato ditë do të përhap Frymën time edhe mbi shërbëtorët dhe shërbëtoret.

  3. Joeli 2:30rreth 800 p.e.s.

    Do të bëj mrekulli në qiejt dhe mbi tokë: gjak, zjarr dhe shtëllunga tymi.

  4. Joeli 2:31rreth 800 p.e.s.

    Dielli do të shndërrohet në terr dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit.

  5. Joeli 2:32rreth 800 p.e.s.

    Dhe do të ndodhë që kushdo që do t'i drejtohet emrit të Zotit do të shpëtojë, sepse në malin Sion dhe në Jeruzalem do të ketë shpëtim, siç e ka thënë Zoti, edhe për ata që kanë mbetur gjallë dhe që Zoti do t'i thërrasë".

  6. Joeli 3:1rreth 800 p.e.s.

    "Sepse ja, në ato ditë dhe në atë kohë, kur do të bëj që të kthehen nga robëria ata të Judës dhe të Jeruzalemit,

  7. Joeli 3:2rreth 800 p.e.s.

    do të mbledh tërë kombet dhe do t'i bëj të zbresin në luginën e Jozafatit, dhe atje do të zbatoj gjykimin tim mbi ta, për Izraelin, popullin tim dhe trashëgiminë time, që e kanë shpërndarë midis kombeve, duke e ndarë kështu vendin tim.

  8. Joeli 3:3rreth 800 p.e.s.

    Kanë hedhur shortin mbi popullin tim, kanë dhënë një djalë në këmbim të një prostitute dhe kanë shitur një vajzë në këmbim të verës, që të mund të pinin.

  9. Joeli 3:4rreth 800 p.e.s.

    Përveç kësaj çfarë jeni ju për mua, Tiro dhe Sidoni, dhe ju, gjithë krahinat e Filistisë? Mos doni vallë të hakmerreni me mua për ndonjë gjë që kam bërë? Por në rast se hakmerreni, do të bëj që të bjerë shpejt dhe pa ngurrim mbi kokën tuaj ligësia që keni bërë.

  10. Joeli 3:5rreth 800 p.e.s.

    Sepse ju keni marrë argjendin dhe arin tim dhe keni çuar në tempujt tuaj pjesën më të mirë të sendeve të mia të çmuara,

  11. Joeli 3:6rreth 800 p.e.s.

    dhe ua keni shitur bijtë e Judës dhe të Jeruzalemit bijve të Javanitëve, për t'i larguar nga vendi i tyre.

  12. Joeli 3:7rreth 800 p.e.s.

    Ja, unë do t'i bëj të zgjohen nga vendi ku i keni shitur dhe do të bëj që të bjerë mbi kokën tuaj ajo që keni bërë.

  13. Joeli 3:8rreth 800 p.e.s.

    Do t'i shes bijtë tuaj dhe bijat tuaja në duart e bijve të Judës, që do t'ua shesin Sabejve, një komb i largët, sepse Zoti ka folur".

  14. Joeli 3:9rreth 800 p.e.s.

    Shpallni këtë midis kombeve: "Pregatitni luftën, zgjoni njerëzit trima, le të afrohen, le të dalin gjithë luftëtarët!

  15. Joeli 3:10rreth 800 p.e.s.

    Farkëtoni shpata me ploret tuaj dhe ushta me drapërinjtë tuaj. I dobëti le të thotë: "Jam i Fortë!"".

  16. Joeli 3:11rreth 800 p.e.s.

    Nxitoni dhe ejani, kombe rreth e rrotull, dhe mblidhuni! O Zot, bëj që të zbresin atje njerëzit e tu trima!

  17. Joeli 3:12rreth 800 p.e.s.

    "Le të ngrihen dhe të dalin kombet në luginën e Jozafatit, sepse atje unë do të ulem për të gjykuar të gjitha kombet që janë përreth.

  18. Joeli 3:13rreth 800 p.e.s.

    Merrni në dorë draprinjtë, sepse të korrat janë gati. Ejani, zbrisni, sepse trokulli është plot, butet grafullojnë, sepse e madhe është ligësia e tyre".

  19. Joeli 3:14rreth 800 p.e.s.

    Turma pas turmash në Luginën e vendimit. Sepse dita e Zotit është e afërt, në Luginën e vendimit".

  20. Joeli 3:15rreth 800 p.e.s.

    Dielli dhe hëna po erren dhe yjet po humbin shkëlqimin e tyre.

  21. Joeli 3:16rreth 800 p.e.s.

    Zoti do të vrumbullojë nga Sioni dhe do të bëjë që t'i dëgjohet zëri nga Jeruzalemi, aq sa qiejt dhe toka do të dridhen. Por Zoti do të jetë një strehë për popullin e tij dhe një fortesë për bijtë e Izraelit.

  22. Joeli 3:17rreth 800 p.e.s.

    "Atëherë ju do të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që banon në Sion, mali im i shenjtë. Kështu Jeruzalemi do të jetë i shenjtë dhe të huajt nuk do të kalojnë më andej".

  23. Joeli 3:18rreth 800 p.e.s.

    Atë ditë do të ndodhë që malet të pikojnë musht, qumështi do të rrjedhë nga kodrat dhe uji do të rrjedhë në të gjitha rrëketë e Judës. Nga shtëpia e Zotit do të dalë një burim, që do të ujitë luginën e Sitimit.

  24. Joeli 3:19rreth 800 p.e.s.

    "Egjipti do të bëhet shkreti dhe Edomi një shkretëtirë e mjeruar për shkak të dhunës kundër bijve të Judës, sepse kanë derdhur gjak të pafajshëm në vendin e tyre.

  25. Joeli 3:20rreth 800 p.e.s.

    Por Juda do të mbetet përjetë, edhe Jeruzalemi brez pas brezi.