Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Joeli 2:3rreth 800 p.e.s.

    Para tij një zjarr po gllabëron dhe pas tij një flakë po djeg. Përpara tij vendi është si kopshti i Edenit; dhe pas tij është si një shkretëtirë e mjeruar; po, asgjë nuk i shpëton atij.

  2. Joeli 2:4rreth 800 p.e.s.

    Pamja e tyre është si pamja e kuajve, dhe rendin si kuaj të shpejtë.

  3. Joeli 2:5rreth 800 p.e.s.

    Ata hidhen mbi majat e maleve me zhurmë qerresh, si brambullima e flakës së zjarrit që djeg kallamishtet, si një popull i fortë që është rreshtuar për betejë.

  4. Joeli 2:6rreth 800 p.e.s.

    Përpara tyre popujt përpëliten nga dhembja, çdo fytyrë zbehet.

  5. Joeli 2:7rreth 800 p.e.s.

    Rendin si njerëz trima, ngjiten mbi muret si luftëtarë; secili ndjek rrugën e vet pa devijuar prej saj.

  6. Joeli 2:8rreth 800 p.e.s.

    Askush nuk e shtyn fqinjin e tij, secili ndjek shtegun e vet; sulen në mes të shigjetave, por nuk plagosen.

  7. Joeli 2:9rreth 800 p.e.s.

    I bien qytetit kryq e tërthor, rendin mbi muret, ngjiten në shtëpi, hyjnë në to nga dritaret si vjedhës.

  8. Joeli 2:10rreth 800 p.e.s.

    Para tyre dridhet toka, dridhen qiejt, dielli dhe hëna erren dhe yjet humbin shkëlqimin e tyre.

  9. Joeli 2:11rreth 800 p.e.s.

    Zoti bën që t'i dëgjohet zëri para ushtrisë së tij, sepse fusha e tij është shumë madhe dhe zbatuesi i fjalës së tij është i fuqishëm. Po, dita e Zotit është e madhe dhe fort e tmerrshme; kush mund ta durojë?

  10. Joeli 2:12rreth 800 p.e.s.

    "Prandaj tani", thotë Zoti, "kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime".

  11. Joeli 2:13rreth 800 p.e.s.

    Grisni zemrën tuaj dhe jo rrobat tuaja dhe kthehuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ai është i mëshirshëm dhe plot dhemshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe pendohet për të keqen që ka dërguar.

  12. Joeli 2:14rreth 800 p.e.s.

    Kush e di, ndoshta kthehet dhe pendohet, dhe lë pas tij një bekim, një ofertë ushqimesh dhe një libacion për Zotin, Perëndinë tuaj?

  13. Joeli 2:15rreth 800 p.e.s.

    I bini borisë në Sion, shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn.

  14. Joeli 2:16rreth 800 p.e.s.

    Mblidhni popullin, shenjtëroni kuvendin, mblidhni pleqtë, mblidhni fëmijët dhe foshnjat e gjirit. Të dalë dhëndrri nga dhoma e tij dhe nusja nga dhoma e saj e nusërisë.

  15. Joeli 2:17rreth 800 p.e.s.

    Midis portikut dhe altarit le të qajnë priftërinjtë, ministrat e Zotit, dhe le të thonë: "Fale, o Zot, popullin tënd dhe mos ia lër trashëgiminë tënde turpit apo nënshtrimit nga ana e kombeve. Sepse do të thonë midis popujve: "Ku është Perëndia i tyre?"".

  16. Joeli 2:18rreth 800 p.e.s.

    Atëherë Zoti u bë xheloz për vendin e tij dhe i erdhi keq për popullin e tij.

  17. Joeli 2:19rreth 800 p.e.s.

    Zoti do të përgjigjet dhe do t'i thotë popullit të tij: "Ja, unë do t'ju dërgoj grurë, musht dhe vaj, do t'i keni me bollëk dhe nuk do të jeni më turpi i kombeve.

  18. Joeli 2:20rreth 800 p.e.s.

    Do të largoj nga ju ushtrinë e veriut dhe do ta çoj në një tokë të zhuritur dhe të shkretë; pararojën e saj drejt detit lindor dhe praparojën e saj drejt detit perëndimor; era e keqe e saj do të përhapet, duhma e saj do të përhapet, sepse ka bërë gjëra të mëdha.

  19. Joeli 2:21rreth 800 p.e.s.

    Mos kij frikë, o tokë, gëzohu, ngazëllohu, sepse Zoti ka bërë gjëra të mëdha.

  20. Joeli 2:22rreth 800 p.e.s.

    Mos kini frikë, o kafshë të fushave, sepse tokat për kullotë do të gjelbërojnë, drurët mbajnë frytin e tyre, fiku dhe hardhia japin tërë bollëkun e tyre.

  21. Joeli 2:23rreth 800 p.e.s.

    Prandaj gëzohuni, o bij të Sionit, dhe kënaquni, ngazëllohuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ju ka dhënë shiun e parë me drejtësi, dhe do të bëjë të bjerë për ju shiun, shiun e parë dhe shiun e fundit në muajin e parë.

  22. Joeli 2:24rreth 800 p.e.s.

    Lëmenjtë do të jenë plot me grurë dhe në butet do të grafullojë mushti dhe vaji;

  23. Joeli 2:25rreth 800 p.e.s.

    kështu do t'ju kompensoj për të korrat që kanë ngrënë karkaleci, larva e karkalecit, bulkthi dhe krimbi, ushtria ime e madhe që kisha dërguar kundër jush.

  24. Joeli 2:26rreth 800 p.e.s.

    Dhe ju do të hani me bollëk dhe do të ngopeni, dhe do të lëvdoni emrin e Zotit, Perëndisë tuaj, që për ju ka bërë mrekulli, dhe popullin tim nuk do ta mbulojë më turpi.

  25. Joeli 2:27rreth 800 p.e.s.

    Atëherë ju do të pranoni që unë jam në mes të Izraelit dhe që jam Zoti, Perëndia juaj, dhe nuk ka asnjë tjetër; popullin tim nuk do ta mbulojë më turpi".