Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Osea 12:12rreth 725 p.e.s.

    Jakobi iku në fushën e Sirisë dhe Izraeli shërbeu për një grua, për një grua u bë rojtar dhensh.

  2. Osea 12:13rreth 725 p.e.s.

    Me anë të një profeti, Zoti e nxori Izraelin nga Egjipti, dhe Izraeli u ruajt nga një profet.

  3. Osea 12:14rreth 725 p.e.s.

    Efraimi provokoi hidhët zemërimin e tij, prandaj Zoti i tij do të bëjë që mbi të të bjerë gjaku i derdhur dhe do të bëjë që mbi të të kthehet turpi i tij.

  4. Osea 13:1rreth 725 p.e.s.

    Kur Efraimi fliste me të dridhura, e lartonte vetveten në Izrael, por kur u bë fajtor me Baalin, ai vdiq.

  5. Osea 13:2rreth 725 p.e.s.

    Tani vazhdojnë të mëkatojnë, dhe me argjendin e tyre kanë bërë një mori figurash të derdhura, idhuj sipas kuptimit të tyre, të gjitha vepra artizanësh. Për ta thuhet: "Njerëzit që ofrojnë flijime le të puthin viçat".

  6. Osea 13:3rreth 725 p.e.s.

    Prandaj do të jenë si një re mëngjesore, si vesa që në mëngjes zhduket shpejt, si byku që e merr era nga lëmi, si tymi që del nga oxhaku.

  7. Osea 13:4rreth 725 p.e.s.

    "Megjithatë unë jam Zoti, Perëndia yt, që nga vendi i Egjiptit; ti nuk duhet të pranosh tjetër Perëndi veç meje dhe nuk ka tjetër Shpëtimtar jashtë meje.

  8. Osea 13:5rreth 725 p.e.s.

    Unë të njoha në shkretëtirë, në tokën e thatësirës së madhe.

  9. Osea 13:6rreth 725 p.e.s.

    Kur kishin kullotë, ngopeshin; kur ngopeshin, zemra e tyre krenohej; prandaj më kanë harruar.

  10. Osea 13:7rreth 725 p.e.s.

    Kështu unë do të jem për ta si një luan, do të rri në pritë mbi rrugë si leopard;

  11. Osea 13:8rreth 725 p.e.s.

    do t'i sulmoj si një arushë që ia kanë marrë këlyshët dhe t'u çaj kafazin e kraharorit; do t'i ha si një luaneshë, bishat e fushave do t'i shqyejnë.

  12. Osea 13:9rreth 725 p.e.s.

    Ti je shkatërruar, o Izrael, sepse je kundër meje, kundër ndihmës sate.

  13. Osea 13:10rreth 725 p.e.s.

    Ku është tani mbreti yt, që të mund të të shpëtojë në të gjitha qytetet e tua? Ku janë gjykatësit e tu për të cilët thoshje: "Nëm një mbret dhe disa krerë"?

  14. Osea 13:11rreth 725 p.e.s.

    Të kam dhënë një mbret në zemërimin tim dhe ta mora përsëri në tërbimin tim.

  15. Osea 13:12rreth 725 p.e.s.

    Paudhësia e Efraimit është mbyllur në vend të të sigurt, mëkati i tij mbahet i fshehur.

  16. Osea 13:13rreth 725 p.e.s.

    Dhembje grash që lindin do të vinë mbi të. Éshtë një bir pa mend, sepse nuk duhet të qëndrojë gjatë në vendin ku dalin fëmijët.

  17. Osea 13:14rreth 725 p.e.s.

    Unë do t'i shpengoj nga pushteti i Sheolit, do t'i shpëtoj nga vdekja. O vdekje, unë do të jem murtaja jote. O Sheol, unë do të jem shkatërrimi yt. Pendimi është fshehur nga sytë e mi.

  18. Osea 13:15rreth 725 p.e.s.

    Edhe në rast se është frytdhënës midis vëllezërve të tij, do të vijë nga shkretëtira era e lindjes, do të ngrihet nga shkretëtira era e Zotit, atëherë burimi i tij do të thahet, gurra e tij do të shterojë. Ai do të plaçkitë thesarin e çdo ene të çmuar.

  19. Osea 13:16rreth 725 p.e.s.

    Samaria do të shkretohet, sepse ka ngritur krye kundër Perëndisë të saj. Do të bien nga shpata; fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë dhe grave të tyre me barrë do t'u çajnë barkun".

  20. Osea 14:1rreth 725 p.e.s.

    O Izrael, kthehu tek Zoti, Perëndia yt, sepse ke rënë poshtë për shkak të paudhësisë sate.

  21. Osea 14:2rreth 725 p.e.s.

    Merrni me vete disa fjalë dhe kthehuni tek Zoti. I thoni: "Largo çfarëdo paudhësi dhe prano atë që është e mirë, dhe ne do të ofrojmë flijimet e buzëve tona.

  22. Osea 14:3rreth 725 p.e.s.

    Asiria nuk do të na shpëtojë, nuk do të hipim më mbi kuaj dhe nuk do t'i themi më veprës së duarve tona: "Ti je perëndia ynë", sepse pranë teje jetimi gjen dhemshuri".

  23. Osea 14:4rreth 725 p.e.s.

    "Unë do të shëroj shthurjen e tyre, do t'i dua shumë, sepse zemërimi im u tërhoq prej tyre.

  24. Osea 14:5rreth 725 p.e.s.

    Do të jem si vesa për Izraelin; dhe ai do të lulëzojë si zambaku dhe do t'i zgjatë rrënjët e tij në thellësi si kedrat e Libanit.

  25. Osea 14:6rreth 725 p.e.s.

    Degët e tij do të zgjaten, bukuria e tij do të jetë si ajo e ullirit, aroma e tij do të jetë si ajo e Libanit.