Kalo te përmbajtja

circa 970–930 BC

Solomon & The Temple

Solomon builds the great Temple in Jerusalem and rules with unprecedented wisdom and wealth before foreign gods divide his heart.

635 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Kronikave 4:15rreth 1011 p.e.s.

    detin, një të vetëm, dhe dymbëdhjetë qetë nën detin,

  2. 2 Kronikave 4:16rreth 1011 p.e.s.

    si edhe enët, lopatëzat, pirunët dhe të gjitha sendet e tyre, që mjeshtri Hiram i bëri prej bronzi të shndritshëm për mbretin Salomon, për shtëpinë e Zotit.

  3. 2 Kronikave 4:17rreth 1011 p.e.s.

    Mbreti i shkriu në fushën e Jordanit, në një tokë argjilore, midis Sukothit dhe Tseredahut.

  4. 2 Kronikave 4:18rreth 1011 p.e.s.

    Salomoni i bëri këto vegla në një sasi kaq të madhe, sa që pesha e bronzit nuk u përcaktua dot.

  5. 2 Kronikave 4:19rreth 1011 p.e.s.

    Kështu Salomoni përgatiti të gjitha orenditë për shtëpinë e Perëndisë; altarin prej ari dhe tryezat mbi të cilat vendoseshin bukët e paraqitjes,

  6. 2 Kronikave 4:20rreth 1011 p.e.s.

    shandanët me llambat e tyre prej ari të kulluar që duhet të ndizeshin sipas normës së caktuar para shenjtërores;

  7. 2 Kronikave 4:21rreth 1011 p.e.s.

    lulet, llambat dhe veglat në formë gërshëre prej ari; ishin prej ari shumë të kulluar;

  8. 2 Kronikave 4:22rreth 1011 p.e.s.

    thikat, legenët, kupat dhe mangallët prej ari të kulluar. Sa për hyrjen e tempullit, portat e brendshme që të çonin në vendin shumë të shenjtë dhe portat që të futnin në anijatën e tempullit ishin prej ari.

  9. 2 Kronikave 5:1rreth 1004 p.e.s.

    Kështu u përfundua tërë puna që Salomoni kishte urdhëruar për shtëpinë e Zotit. Atëherë Salomoni solli tërë gjërat që i ati kishte shenjtëruar: argjendin, arin dhe të gjitha veglat, dhe i futi në thesaret e shtëpisë së Perëndisë.

  10. 2 Kronikave 5:2rreth 1004 p.e.s.

    Atëherë Salomoni mblodhi në Jeruzalem pleqtë e Izraelit dhe të gjithë krerët e fiseve, princat e familjeve atërore të bijve të Izraelit, për ta çuar lart arkën e besëlidhjes të Zotit nga qyteti i Davidit, domethënë nga Sioni.

  11. 2 Kronikave 5:3rreth 1004 p.e.s.

    Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth mbretit për festën që binte në muajin e shtatë.

  12. 2 Kronikave 5:4rreth 1004 p.e.s.

    Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën dhe Levitët morën arkën.

  13. 2 Kronikave 5:5rreth 1004 p.e.s.

    Ata e çuan lart arkën, çadrën e mbledhjes dhe të gjitha përdorëset e shenjta që ndodheshin në çadër. Këto gjëra i mbartën priftërinjtë dhe Levitët.

  14. 2 Kronikave 5:6rreth 1004 p.e.s.

    Mbreti Salomon dhe tërë asambleja e Izraelit, e mbledhur rreth tij, u grumbulluan rreth arkës dhe flijuan një sasi kaq të madhe dhensh dhe lopësh që nuk mund të numëroheshin as të llogariteshin.

  15. 2 Kronikave 5:7rreth 1004 p.e.s.

    Priftërinjtë e çuan pastaj arkën e besëlidhjes të Zotit në vendin e vet, në shenjtëroren e tempullit, në vendin shumë të shenjtë, nën krahët e kerubinëve.

  16. 2 Kronikave 5:8rreth 1004 p.e.s.

    Në fakt kerubinët i shtrinin krahët mbi vendin e arkës dhe mbulonin nga lart arkën dhe shufrat e saj.

  17. 2 Kronikave 5:9rreth 1004 p.e.s.

    Shufrat ishin aq të gjata sa që skajet e tyre në arkë mund të shiheshin përballë vendit shumë të shenjtë, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato kanë mbetur atje deri ditën e sotme.

  18. 2 Kronikave 5:10rreth 1004 p.e.s.

    Në arkë nuk kishte asgjë tjetër veç dy pllakave që Moisiu kishte vendosur në malin Horeb, kur Zoti lidhi një besëlidhje me bijtë e Izraelit, kur këta kishin dalë nga Egjipti.

  19. 2 Kronikave 5:11rreth 1004 p.e.s.

    Tani, ndërsa priftërinjtë dilnin nga vendi i shenjtë (tërë priftërinjtë e pranishëm në të vërtetë ishin shenjtëruar pa respektuar rendin e klasave,

  20. 2 Kronikave 5:12rreth 1004 p.e.s.

    dhe tërë Levitët këngëtarë, Asafi, Hemani, Jeduthuni, bijtë dhe vëllezërit e tyre, të veshur me li të bardhë, me cembale, harpa dhe qeste në dorë rrinin më këmbë në lindje të altarit, dhe bashkë me ta njëqind e njëzet priftërinjtë që u binin borive)

  21. 2 Kronikave 5:13rreth 1004 p.e.s.

    dhe kur trumbetarët dhe këngëtarët si një njeri i vetëm bënë të dëgjohet bashkarisht zëri i tyre për të lëvduar dhe për të kremtuar Zotin dhe e ngritën zërin në tingullin e borive, të cembaleve dhe të veglave të tjera muzikore dhe lëvduan Zotin: "Sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetësi", ndodhi që shtëpia, shtëpia e Zotit, u mbush me një re,

  22. 2 Kronikave 5:14rreth 1004 p.e.s.

    dhe priftërinjtë nuk mundën të rrinin për të shërbyer për shkak të resë, sepse lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Perëndisë.

  23. 2 Kronikave 6:1rreth 1004 p.e.s.

    Atëherë Salomoni tha: "Zoti ka shpallur se do të banojë në renë e dëndur.

  24. 2 Kronikave 6:2rreth 1004 p.e.s.

    Dhe unë kam ndërtuar për ty një shtëpi të madhërishme, në vendin ku do të banosh përjetë".

  25. 2 Kronikave 6:3rreth 1004 p.e.s.

    Pastaj mbreti u kthye dhe bekoi tërë asamblenë e Izraelit, ndërsa tërë asambleja e Izraelit qëndronte më këmbë.