Kalo te përmbajtja

circa 970–930 BC

Solomon & The Temple

Solomon builds the great Temple in Jerusalem and rules with unprecedented wisdom and wealth before foreign gods divide his heart.

635 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Kronikave 1:17rreth 1015 p.e.s.

    Ata sillnin dhe importonin nga Egjipti një qerre për gjashtëqind sikla argjendi dhe një kalë për njëqind e pesëdhjetë. Kështu, me anë të këtyre tregtarëve, ua eksportonin tërë mbretërve të Hitejve dhe të Sirisë.

  2. 2 Kronikave 2:1rreth 1015 p.e.s.

    Pastaj Salomoni vendosi të ndërtojë një tempull në emër të Zotit dhe një pallat për vete.

  3. 2 Kronikave 2:2rreth 1015 p.e.s.

    Salomoni rekrutoi shtatëdhjetë mijë burra që të mbartnin pesha, tetëdhjetë mijë të nxirrnin gurë në malet dhe tre mijë e gjashtëqind veta për t'i mbikqyrur.

  4. 2 Kronikave 2:3rreth 1015 p.e.s.

    Pastaj Salomoni i çoi fjalë Hiramit, mbretit të Tiros: "Ashtu si ke bërë me Davidin, atin tim, të cilit i dërgove kedra për të ndërtuar një shtëpi në të cilën të banonte, bëj të njëjtën gjë me mua.

  5. 2 Kronikave 2:4rreth 1015 p.e.s.

    Ja unë jam duke ndërtuar një tempull në emër të Zotit, Perëndisë tim, për t'ia kushtuar atij, për të djegur para tij temjan erëmirë, për të ekspozuar vazhdimisht bukët e paraqitjes dhe për të ofruar olokauste në mëngjes dhe në mbrëmje, të shtunave, kur të ketë hënë të re dhë në festat e caktuara nga Zoti, Perëndia ynë. Ky është një ligj i përjetshëm për Izraelin.

  6. 2 Kronikave 2:5rreth 1015 p.e.s.

    Tempulli që unë do të ndërtoj do të jetë i madh, sepse Perëndia ynë është më i madh se tërë perënditë e tjera.

  7. 2 Kronikave 2:6rreth 1015 p.e.s.

    Po kush do të jetë në gjendje t'i ndërtojë një tempull me qenë se qiejtë dhe qiejtë e qiejve nuk janë në gjendje ta nxenë? E kush jam unë që t'i ndërtoj një tempull, qoftë edhe vetëm për të djegur temjan para tij?

  8. 2 Kronikave 2:7rreth 1015 p.e.s.

    Prandaj dërgomë tani një njeri të shkathët që di të punojë arin, argjendin, bronzin, hekurin, purpurin, të kuqen flakë, ngjyrë vjollcën dhe që të dijë të bëjë çdo lloj prerjesh, duke punuar bashkë me specialistët që janë pranë meje në Judë dhe në Jeruzalem, dhe që ati im David ka përgatitur.

  9. 2 Kronikave 2:8rreth 1015 p.e.s.

    Dërgomë edhe nga Libani dru kedri, qiparisi dhe santali, sepse e di që shërbëtorët e tu janë të aftë të presin drurin e Libanit; dhe ja, shërbëtorët e mi do të punojnë bashkë me shërbëtorët e tu,

  10. 2 Kronikave 2:9rreth 1015 p.e.s.

    për të më pregatitur lëndë druri me shumicë, sepse tempulli që do të ndërtoj do të jetë i madh dhe i mrekullueshëm.

  11. 2 Kronikave 2:10rreth 1015 p.e.s.

    Dhe shërbëtorëve të tu që do të rrëzojnë dhe do të presin drurët unë do t'u jap njëzet mijë kore gruri, njëzet mijë kore elbi, njëzet mijë bate verë dhe njëzet mijë bate vaji".

  12. 2 Kronikave 2:11rreth 1015 p.e.s.

    Dhe Hirami, mbret i Tiros, u përgjigj me një shkrim, që i dërgoi Salomonit: "Me qenë se Zoti e do popullin e tij, të ka caktuar mbret mbi të".

  13. 2 Kronikave 2:12rreth 1015 p.e.s.

    Hirami thoshte gjithashtu: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që ka bërë qiejtë dhe tokën, sepse i ka dhënë mbretit David një bir të urtë, shumë të zgjuar dhe të aftë, që do të ndërtojë një tempull për Zotin dhe një pallat mbretëror për vete!

  14. 2 Kronikave 2:13rreth 1015 p.e.s.

    Unë po të dërgoj një njeri të shkathët dhe të ditur të atit tim Hiram, që është

  15. 2 Kronikave 2:14rreth 1015 p.e.s.

    bir i një gruaje nga bijat e Danit, ndërsa i ati ishte një njeri nga Tiro. Ai di të punojë arin, bronzin, hekurin, gurin, drurin, purpurin dhe ngjyrë vjollcën, të kuqe flakë, pëlhurën e hollë dhe di të bëjë çdo prerje dhe çdo lloj vizatimi që i besohet. Ai do të punojë me specialistët e tu dhe me specialistët e zotit tim David, atit tënd.

  16. 2 Kronikave 2:15rreth 1015 p.e.s.

    Tani, pra, imzot le t'u dërgojë shërbëtorëve të tij grurin, elbin, vajin dhe verën, që u ka premtuar;

  17. 2 Kronikave 2:16rreth 1015 p.e.s.

    dhe ne do të presim tërë drurët e Libanit për të cilat ke nevojë; do t'i sjellim me trap nëpër det deri në Jafo dhe ti do t'i mbartësh në Jeruzalem".

  18. 2 Kronikave 2:17rreth 1015 p.e.s.

    Salomoni regjistrioi tërë të huajt që ndodheshin në vendin e Izraelit, mbas regjistrimit që kishte bërë Davidi, i ati; ata ishin njëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind veta,

  19. 2 Kronikave 2:18rreth 1015 p.e.s.

    dhe mori shtatëdhjetë mijë prej tyre për të mbartur pesha, tetëdhjetë mijë për të prerë gurë në mal dhe tre mijë e gjashtëqind mbikqyrës që ta bënin popullin të punonte.

  20. 2 Kronikave 3:1rreth 1011 p.e.s.

    Salomoni filloi pastaj ndërtimin e shtëpisë të Zotit, në Jeruzalem mbi malin Moriah, aty ku Zoti i ishte shfaqur Davidit, atit të tij, në vendin që Davidi kishte përgatitur në lëmin e Ornanit, Jebuseut.

  21. 2 Kronikave 3:2rreth 1011 p.e.s.

    Ai filloi të ndërtojë ditën e dytë të muajit të dytë të vitit të katërt të mbretërimit të tij.

  22. 2 Kronikave 3:3rreth 1011 p.e.s.

    Këto janë përmasat e themeleve që hodhi Salomoni për ndërtimin e shtëpisë së Perëndisë. Gjatësia ishte gjashtëdhjetë kubitë (në kubitë të masës së vjetër) dhe gjerësia njëzet kubitë.

  23. 2 Kronikave 3:4rreth 1011 p.e.s.

    Portiku përpara tempullit ishte njëzet kubitë i gjatë, duke barazuar kështu gjatësinë e tempullit, dhe ishte i lartë njëqind e njëzet kubitë. Ai e veshi nga brenda me ar të kulluar.

  24. 2 Kronikave 3:5rreth 1011 p.e.s.

    E veshi sallën e madhe me dru qiparisi, pastaj e veshi me ar të kulluar dhe mbi të gdhendi degë palme dhe zinxhirë të vegjël.

  25. 2 Kronikave 3:6rreth 1011 p.e.s.

    Përveç kësaj e zbukuroi sallën me gurë të çmuar si ornament; dhe ari ishte ai i Parvaimit.