Kalo te përmbajtja

circa 970–930 BC

Solomon & The Temple

Solomon builds the great Temple in Jerusalem and rules with unprecedented wisdom and wealth before foreign gods divide his heart.

635 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Mbretërve 11:10rreth 984 p.e.s.

    dhe lidhur me këtë e kishte urdhëruar të mos shkonte pas perëndive të tjera; por ai nuk respektoi atë që Zoti e kishte urdhëruar.

  2. 1 Mbretërve 11:11rreth 984 p.e.s.

    Prandaj Zoti i tha Salomonit: "Me qenë se kë bërë këtë gjë dhe nuk ke respektuar besëlidhjen time dhe statutet e mia që të kisha urdhëruar, unë do të ta heq mbretërinë nga dora dhe do t'ja jap shërbëtorit tënd.

  3. 1 Mbretërve 11:12rreth 984 p.e.s.

    Megjithatë, për dashurinë që ndiej për Davidin, atin tënd, këtë nuk do ta bëj gjatë jetës sate, por do ta heq nga duart e birit tënd.

  4. 1 Mbretërve 11:13rreth 984 p.e.s.

    Por nuk do t'i marr tërë mbretërinë, do t'i lë birit tënd një fis, për dashurinë që ndiej për Davidin, shërbëtorin tim, dhe për hir të Jeruzalemit që kam zgjedhur".

  5. 1 Mbretërve 11:14rreth 984 p.e.s.

    Zoti ngriti kundër Salomonit një armik, Hadadin, Idumeon, që ishte një pasardhës i mbretit të Edomit.

  6. 1 Mbretërve 11:15rreth 984 p.e.s.

    Kur Davidi kishte vajtur të luftonte në Edom, dhe kur Joabi, komandant i ushtrisë, kishte dalë për të varrosur të vdekurit, mbasi kishte vrarë tërë meshkujt që ishin në Edom,

  7. 1 Mbretërve 11:16rreth 984 p.e.s.

    (Joabi, pra, me të gjithë Izraelin kishte mbetur atje gjashtë muaj deri sa i shfarosi gjithë meshkujt në Edom),

  8. 1 Mbretërve 11:17rreth 984 p.e.s.

    ndodhi që Hadadi arriti të ikë bashkë me disa Idumej në shërbim të atit të tij, për të vajtur në Egjipt. Atëherë Hadadi ishte djalosh.

  9. 1 Mbretërve 11:18rreth 984 p.e.s.

    Ata u nisën nga Madiani dhe shkuan në Paran; morën pastaj me vete njerëz nga Parani dhe arritën në Egjipt te Faraoni, mbret i Egjiptit, i cili i dha Hadadit një shtëpi, i siguroi ushqim dhe i dha madje edhe toka.

  10. 1 Mbretërve 11:19rreth 984 p.e.s.

    Hadadi ia fitoi zemrën Faraonit deri në atë pikë sa ai i dha për grua motrën e bashkëshortes së tij, motrën e mbretëreshës Tahpenes.

  11. 1 Mbretërve 11:20rreth 984 p.e.s.

    Motra e Tahpenes i lindi djalin Genubath, që Tahpenes rriti në shtëpinë e Faraonit; dhe Genubathi mbeti në shtëpinë e Faraonit midis bijve të Faraonit.

  12. 1 Mbretërve 11:21rreth 984 p.e.s.

    Kur Hadadi në Egjipt mësoi që Davidi ishte shtrirë pranë etërve të tij në një gjumë të rëndë dhe që Joabi, komandant i ushtrisë kishte vdekur, Hadadi i tha Faraonit: "Më ler të iki, dhe të shkoj në vendin tim".

  13. 1 Mbretërve 11:22rreth 984 p.e.s.

    Faraoni iu përgjigj: "Çfarë të mungon tek unë që kërkon të shkosh në vendin tënd?". Ai i tha: "Asgjë, megjithatë më lër të shkoj".

  14. 1 Mbretërve 11:23rreth 984 p.e.s.

    Perëndia ngriti kundër Salomonit një armik tjetër, Rezonin, birin e Eliadahut, që kishte ikur nga zotëria e tij, Hadadezeri, mbret i Tsobahut.

  15. 1 Mbretërve 11:24rreth 984 p.e.s.

    Ai mblodhi rreth tij disa njerëz dhe u bë kryetar i një bande grabitësish, kur Davidi kishte masakruar ata të Tsobahut. Pastaj ata shkuan në Damask, u vendosën atje dhe mbretëruan në Damask.

  16. 1 Mbretërve 11:25rreth 984 p.e.s.

    Rezoni qe armik i Izraelit gjatë gjithë kohës së Salomonit (përveç së keqes që bëri Hadadi). Kishte neveri për Izraelin dhe mbretëroi në Siri.

  17. 1 Mbretërve 11:26rreth 984 p.e.s.

    Edhe Jeroboami, shërbëtor i Salomonit, ngriti krye kundër mbretit. Ai ishte bir i Nebatit, Efrateut të Tseredës, dhe kishte nënë një të ve me emrin Tseruah.

  18. 1 Mbretërve 11:27rreth 984 p.e.s.

    Arsyeja pse ngriti krye kundër mbretit ishte kjo: Salomoni, duke ndërtuar Milon, kishte mbyllur të çarën e qytetit të Davidit, atit të tij.

  19. 1 Mbretërve 11:28rreth 984 p.e.s.

    Jeroboami ishte një njeri i fortë dhe trim; dhe Salomoni, duke parë se si punonte ky i ri, i besoi mbikqyrjen e të gjithë atyre që merreshin me punimet e shtëpisë së Jozefit.

  20. 1 Mbretërve 11:29rreth 984 p.e.s.

    Në atë kohë, ndërsa Jeroboami po dilte nga Jeruzalemi, profeti Ahijah nga Shilohu, që kishte veshur një mantel të ri, e takoi rrugës; dhe ishin ata të dy vetëm në fushë.

  21. 1 Mbretërve 11:30rreth 984 p.e.s.

    Ahijahu mori mantelin e ri që vishte dhe e grisi në dymbëdhjetë pjesë;

  22. 1 Mbretërve 11:31rreth 984 p.e.s.

    pastaj i tha Jeroboamit: "Merr për vete dhjetë pjesë, sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do ta heq mbretërinë nga duart e Salomonit dhe do të të jap ty dhjetë fise,

  23. 1 Mbretërve 11:32rreth 984 p.e.s.

    (por atij do t'i mbetet një fis për hir të Davidit, shërbëtorit tim, dhe për hir të Jeruzalemit, për qytetin që kam zgjedhur midis gjithë fiseve të Izraelit),

  24. 1 Mbretërve 11:33rreth 984 p.e.s.

    sepse ata më kanë braktisur dhe kanë rënë përmbys përpara Ashtorethit, perëndeshës së Sidonitëve, përpara Kemoshit, perëndisë së Moabit, dhe përpara Milkomit, perëndisë së bijve të Amonit, dhe nuk kanë ecur në rrugët e mia për të bërë atë që është e drejtë në sytë e mi dhe për të respektuar statutet dhe dekretet e mia, ashtu si bëri ati i tij, Davidi.

  25. 1 Mbretërve 11:34rreth 984 p.e.s.

    Megjithatë nuk do të heq nga duart e tij tërë mbretërinë, sepse e kam caktuar princ për të gjithë kohën e jetës së tij, për dashurinë që ndjej për Davidin, shërbëtorin tim, që unë kam zgjedhur dhe që ka respektuar urdhërimet dhe statutet e mia.