Kalo te përmbajtja

circa 970–930 BC

Solomon & The Temple

Solomon builds the great Temple in Jerusalem and rules with unprecedented wisdom and wealth before foreign gods divide his heart.

635 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Mbretërve 10:14rreth 1015 p.e.s.

    Pesha e arit që Salomoni merrte çdo vit ishte gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë talent ari,

  2. 1 Mbretërve 10:15rreth 1015 p.e.s.

    përveç atij që vinte nga tregtarët, nga lëvizja e mallrave, nga gjithë mbretërit e Arabisë dhe nga qeveritarët e vendit.

  3. 1 Mbretërve 10:16rreth 1015 p.e.s.

    Mbreti Salomon dha urdhër të përgatiteshin dyqind mburoja të mëdha me flori të rrahur, duke përdorur për secilin prej tyre gjashtëqind sikla ari,

  4. 1 Mbretërve 10:17rreth 1015 p.e.s.

    dhe treqind mburoja prej ari të rrahur, duke përdorur për secilën prej tyre tri mina ari; mbreti i vendosi në pallatin e "Pyllit të Libanit".

  5. 1 Mbretërve 10:18rreth 1015 p.e.s.

    Gjithashtu mbreti bëri një fron të madh prej fildishi të veshur me ar të kulluar.

  6. 1 Mbretërve 10:19rreth 1015 p.e.s.

    Froni kishte shtatë shkallëza dhe maja e tij ishte e rrumbullakët në pjesën e prapme; kishte dy krahë në anët e karriges dhe pranë dy krahëve rrinin dy luanë.

  7. 1 Mbretërve 10:20rreth 1015 p.e.s.

    Dymbëdhjetë luanë qëndronin në të dy skajet e gjashtë shkallareve. Asnjë gjë e tillë nuk ishte bërë në ndonjë mbretëri.

  8. 1 Mbretërve 10:21rreth 1015 p.e.s.

    Të gjitha kupat e pijeve të mbretit Salomon ishin prej ari, dhe të gjitha kupat e pallatit "Pylli i Libanit" ishin prej ari të kulluar. Asnjëra nuk ishte prej argjendi, sepse në kohën e Salomonit argjendi nuk vlente asgjë.

  9. 1 Mbretërve 10:22rreth 1015 p.e.s.

    Në fakt mbreti kishte në det Flotën e Tarshishit bashkë me flotën e Hiramit; çdo tre vjet flota e Tarshishit sillte ar, argjend, fildish, majmunë dhe pallonj.

  10. 1 Mbretërve 10:23rreth 1015 p.e.s.

    Kështu mbreti Salomon ua kaloi në pasuri dhe dituri tërë mbretërve të tokës.

  11. 1 Mbretërve 10:24rreth 1015 p.e.s.

    Dhe tëtë bota kërkonte praninë e Salomonit për të dëgjuar diturinë që Perëndia kishte vënë në zemrën e tij.

  12. 1 Mbretërve 10:25rreth 1015 p.e.s.

    Dhe secili sillte dhuratën e tij: enë argjendi, enë ari, veshje, armë, aroma, kuaj dhe mushka, një farë sasie çdo vit.

  13. 1 Mbretërve 10:26rreth 1015 p.e.s.

    Salomoni grumbulloi qerre dhe kalorës; ai pati një mijë e katërqind qerre dhe dymbëdhjetë mijë kalorës, që i ndau nëpër qytetet sipas qerreve dhe në Jeruzalem afër tij.

  14. 1 Mbretërve 10:27rreth 1015 p.e.s.

    Përveç kësaj mbreti në Jeruzalem e bëri argjendin të rëndonte si gurët dhe i bëri kedrat të shumtë si fiku egjiptian i fushës.

  15. 1 Mbretërve 10:28rreth 1015 p.e.s.

    Kuajt e Salomonit importoheshin nga Egjipti dhe nga Kue; tregtarët e mbretit shkonin e i merrnin në Kue me një çmim të caktuar.

  16. 1 Mbretërve 10:29rreth 1015 p.e.s.

    Një qerre importohej nga Egjipti për gjashtëqind sikla argjendi dhe një kalë njëqind e pesëdhjetë. Kështu, me anë të këtyre tregtarëve, ua eksportonin gjithë mbretërve të Hitejve dhe mbretërve të Sirisë.

  17. 1 Mbretërve 11:1rreth 984 p.e.s.

    Por mbreti Salomon, veç bijës së Faraonit, dashuroi shumë gra të huaja, moabite, amonite, idumeje, sidonie dhe hiteje,

  18. 1 Mbretërve 11:2rreth 984 p.e.s.

    që u përkisnin popujve për të cilët Zoti u kishte thënë bijve të Izraelit: "Ju nuk do të lidhni martesë me ta, as ata me ju, sepse ata do ta kthejnë me siguri zemrën tuaj nga perënditë e tyre". Por Salamoni u bashkua me këto gra nga dashuria.

  19. 1 Mbretërve 11:3rreth 984 p.e.s.

    Ai pati si bashkëshorte shtatëqind princesha dhe treqind konkubina; dhe bashkëshortet e tij ia çoroditën zemrën.

  20. 1 Mbretërve 11:4rreth 984 p.e.s.

    Kështu, kur Salomoni u plak, bashkëshortet e tij ia kthyen zemrën në drejtim të perëndive të tjera; dhe zemra e tij nuk i përkiste plotësisht Zotit, Perëndisë të tij, ashtu si zemra e Davidit, atit të tij.

  21. 1 Mbretërve 11:5rreth 984 p.e.s.

    Salomoni ndoqi, pra, Ashtorethin, perëndeshën e Sidonëve, dhe Milkomin, të neveritshmin e Amonitëve.

  22. 1 Mbretërve 11:6rreth 984 p.e.s.

    Kështu Salomoni bëri atë që ishtë e keqe në sytë e Zotit dhe nuk e ndoqi tërësisht Zotin, ashtu si kishte bërë i ati David.

  23. 1 Mbretërve 11:7rreth 984 p.e.s.

    Atëherë Salomoni ndërtoi mbi malin përballë Jeruzalemit një vend të lartë për Kemoshin, të neveritshmin e Moabit, dhe për Molekun, të neveritshmin e bijve të Amonit.

  24. 1 Mbretërve 11:8rreth 984 p.e.s.

    Kështu bëri për të gjitha bashkëshortet e huaja të tij që digjnin temjan dhe u ofronin flijime perëndive të tyre.

  25. 1 Mbretërve 11:9rreth 984 p.e.s.

    Prandaj Zoti u zemërua me Solomonin, sepse zemra e tij qe larguar nga Zoti, Perëndia i Izraelit, që i ishte shfaqur dy herë,