Kalo te përmbajtja

circa 970–930 BC

Solomon & The Temple

Solomon builds the great Temple in Jerusalem and rules with unprecedented wisdom and wealth before foreign gods divide his heart.

635 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Mbretërve 11:35rreth 984 p.e.s.

    Por do të heq mbretërinë nga duart e të birit, dhe do të të jap ty dhjetë fise;

  2. 1 Mbretërve 11:36rreth 984 p.e.s.

    birit të tij do t'i lë një fis, me qëllim që Davidi, shërbëtori im, të ketë gjithmonë një llambë para meje në Jeruzalem, qytet që kam zgjedhur për t'i vënë emrin tim.

  3. 1 Mbretërve 11:37rreth 984 p.e.s.

    Kështu do të të marr ty dhe ti do të mbretërosh mbi gjithçka dëshiron zemra jote, dhe do të jesh mbret i Izraelit.

  4. 1 Mbretërve 11:38rreth 984 p.e.s.

    Në rast se dëgjon me kujdes të gjitha ato që po të urdhëroj dhe ecën në rrugët e mia, dhe bën atë që është e drejtë në sytë e mi, duke respektuar statutet dhe urdhërimet e mia, ashtu siç veproi Davidi, shërbëtori im, unë do të jem me ty dhe do të të ndërtoj një shtëpi të qëndrueshme, ashtu si ja ndërtova Davidit, dhe do të të jap Izraelin;

  5. 1 Mbretërve 11:39rreth 984 p.e.s.

    për këtë do të poshtëroj pasardhësit e Davidit, por jo për gjithnjë"".

  6. 1 Mbretërve 11:40rreth 984 p.e.s.

    Prandaj Salomoni kërkoi të shkaktonte vdekjen e Jeroboamit; por Jeroboami u ngrit dhe iku në Egjipt pranë Shishakut, mbretit të Egjiptit, dhe qëndroi në Egjipt deri sa vdiq Salomoni.

  7. 1 Mbretërve 11:41rreth 984 p.e.s.

    Pjesa tjetër e bëmave të Salomonit, gjithë ato që bëri dhe dituria e tij a nuk janë vallë të shkruara në librin e bëmave të Salomonit?

  8. 1 Mbretërve 11:42rreth 984 p.e.s.

    Salomoni mbretëroi në Jeruzalem mbi të gjithë Izraelin dyzet vjet.

  9. 1 Mbretërve 11:43rreth 975 p.e.s.

    Pastaj Salomonin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros në qytetin e Davidit, atit të tij; në vend të tij mbretëroi i biri, Roboami.

  10. 2 Kronikave 1:1rreth 1015 p.e.s.

    Salomoni, bir i Davidit, u forcua shumë në mbretërinë e tij, dhe Zoti, Perëndia i tij, qe me të dhe e bëri jashtëzakonisht të madh.

  11. 2 Kronikave 1:2rreth 1015 p.e.s.

    Salomoni i foli tërë Izraelit, komandantëve të mijesheve dhe të qindsheve, gjyqtarëve, tërë princave të të gjithë Izraelit, të parëve të shtëpive atërore.

  12. 2 Kronikave 1:3rreth 1015 p.e.s.

    Pastaj Salomoni bashkë me tërë asamblenë shkoi në vendin e lartë, që ishte në Gabaon, sepse aty ndodhej çadra e mbledhjes së Perëndisë që Moisiu, shërbëtori i Zotit, kishte ndërtuar në shkretëtirë.

  13. 2 Kronikave 1:4rreth 1015 p.e.s.

    Arkën e Perëndisë, përkundrazi, Davidi e kishte mbartur nga Kirjath-Jearimi në vendin që kishte përgatitur për të; në të vëretë ai kishte ngritur për të një çadër në Jeruzalem.

  14. 2 Kronikave 1:5rreth 1015 p.e.s.

    Altarin prej bronzi, që e kishte bërë Betsaleeli, bir i Urit, që ishte bir i Urit, e vendosi përpara tabernakullit të Zotit. Salomoni dhe asambleja shkuan për të kërkuar Zotin.

  15. 2 Kronikave 1:6rreth 1015 p.e.s.

    Atje Salomoni u ngjit në altarin prej bronzi përpara Zotit, që ishte në çadrën e mbledhjes, dhe mbi të ofroi një mijë olokauste.

  16. 2 Kronikave 1:7rreth 1015 p.e.s.

    Atë natë Perëndia iu shfaq Salomonit dhe i tha: "Më kërko atë që do dhe unë do të ta jap".

  17. 2 Kronikave 1:8rreth 1015 p.e.s.

    Salomoni iu përgjigj Perëndisë: "Ti je treguar shumë dashamirës me Davidin, atin tim, dhe më ke bërë mua të mbretëroj në vend të tij.

  18. 2 Kronikave 1:9rreth 1015 p.e.s.

    Tani, o Zot Perëndi, u realizoftë premtimi yt që i ke bërë Davidit, atit tim, sepse ti me ke bërë mbret mbi një popull të madh si pluhuri i tokës!

  19. 2 Kronikave 1:10rreth 1015 p.e.s.

    Më jep, pra, dituri dhe zgjuarsi, që të mund të hyj dhe të dal para këtij populli, sepse kush mund ta qeverisë, vallë, këtë popull të madh tëndin?".

  20. 2 Kronikave 1:11rreth 1015 p.e.s.

    Perëndia i tha Salomonit: "Me qenë se kjo ishte gjëja që kishe në zemër dhe nuk më ke kërkuar as pasuri, as mall, as lavdi, as jetën e armiqve të tu dhe as jetë të gjatë, por kërkove për vete diturin dhe zgjuarsin që të mund të qeverisësh popullin tim mbi të cilin të vura mbret,

  21. 2 Kronikave 1:12rreth 1015 p.e.s.

    dituria dhe zgjuarsia të janë dhënë. Përveç tyre do të të jap pasuri, mall dhe lavdi, të cilat nuk i ka pasur asnjë mbret para teje dhe nuk do t'i ketë asnjë pas teje".

  22. 2 Kronikave 1:13rreth 1015 p.e.s.

    Salomoni u kthye pastaj nga vendi i lartë që ishte në Gabaon, nga çadra e mbledhjes, në Jeruzalem, dhe mbretëroi mbi Izraelin.

  23. 2 Kronikave 1:14rreth 1015 p.e.s.

    Salomoni grumbulloi qerre dhe kalorës, dhe pati një mijë e katërqind qerre dhe dymbëdhjetë mijë kalorës, të cilët i vendosi në qytetet e qerreve dhe pranë mbretit në Jeruzalem.

  24. 2 Kronikave 1:15rreth 1015 p.e.s.

    Mbreti veproi gjithashtu në mënyrë të tillë që në Jeruzalem argjendi dhe ari të ishin të rëndomtë si gurët, dhe kedrat të bollshëm si fiku i Egjiptit në fushë.

  25. 2 Kronikave 1:16rreth 1015 p.e.s.

    Kuajt e Salomonit importoheshin nga Egjipti dhe nga Kue; tregtarët e mbretit shkonin t'i merrnin në Kue me një çmim të caktuar.