- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Hebrenjve 13:15rreth 64 e.s.
Dëgjoni të parët tuaj dhe nënshtrohuni atyre, sepse ata rrijnë zgjuar për shpirtërat tuaj, si ata që duhet të japin llogari; që ta bëjnë këtë me gëzim dhe jo me psheretima, sepse kjo nuk do t'ju sillte dobi.
- Hebrenjve 13:16rreth 64 e.s.
Lutuni për ne, sepse ne besojmë se kemi ndërgjegje të mirë, duke dashur të sillemi mirë në çdo gjë.
- Hebrenjve 13:17rreth 64 e.s.
Dhe ju bëj thirrje edhe më shumë ta bëni këtë, që unë të kthehem te ju sa më parë.
- Hebrenjve 13:18rreth 64 e.s.
Dhe Perëndia e paqes, që e ngriti nga të vdekurit, me anë të gjakut të Besëlidhjes së amshuar, Bariun e madh të dhënve, Perëndinë tonë Jezu Krisht,
- Hebrenjve 13:19rreth 64 e.s.
ju bëftë të përsosur për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar te ju atë që është e pëlqyer përpara tij, me anë të Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
- Hebrenjve 13:20rreth 64 e.s.
Dhe ju lutem, o vëllezër, ta mbani këtë fjalë këshillimi, sepse ju shkrova shkurt.
- Hebrenjve 13:21rreth 64 e.s.
Ta dini se vëllai Timoteu u lirua nga burgu. Nëse mbërrin së shpejti, unë do të vij te ju bashkë me të.
- Hebrenjve 13:22rreth 64 e.s.
Përshëndetni të gjithë të parët tuaj dhe gjithë shenjtorët! Ju përshëndesin ata të Italisë.
- Hebrenjve 13:23rreth 64 e.s.
Hiri qoftë mbi ju të gjithë! Amen.
- Hebrenjve 13:24rreth 64 e.s.
Jakobi, shërbëtor i Perëndisë dhe i Zotit Jezu Krisht, të dymbëdhjetë fiseve të shpërndarë nëpër botë: përshëndetje!
- Hebrenjve 13:25rreth 64 e.s.
Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet,
- Jakobi 1:1rreth 60 e.s.
duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri.
- Jakobi 1:2rreth 60 e.s.
Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë.
- Jakobi 1:3rreth 60 e.s.
Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t'i jepet.
- Jakobi 1:4rreth 60 e.s.
Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era.
- Jakobi 1:5rreth 60 e.s.
Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti,
- Jakobi 1:6rreth 60 e.s.
sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta.
- Jakobi 1:7rreth 60 e.s.
Dhe vëllai më i poshtmë le të madhështohet në lartësimin e tij,
- Jakobi 1:8rreth 60 e.s.
dhe i pasuri në uljen e tij, sepse do të shkojë si lule bari.
- Jakobi 1:9rreth 60 e.s.
Në fakt si lindi dielli me të nxehtit e tij dhe e thau barin, dhe lulja e tij ra dhe bukuria e pamjes së vet humbi: kështu do të fishket edhe i pasuri në udhët e tij.
- Jakobi 1:10rreth 60 e.s.
Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan.
- Jakobi 1:11rreth 60 e.s.
Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri.
- Jakobi 1:12rreth 60 e.s.
Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.
- Jakobi 1:13rreth 60 e.s.
Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen.
- Jakobi 1:14rreth 60 e.s.
Mos u mashtroni, vëllezërit e mi shumë të dashur;