Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Hebrenjve 11:34rreth 64 e.s.

    Dhe të tjerë hoqën përqeshje dhe goditje, madje edhe pranga dhe burgime.

  2. Hebrenjve 11:35rreth 64 e.s.

    U vranë me gurë, me sharrë, u prenë, u vranë nga shpata, u endën të mbuluar me lëkurë dhënsh e dhish, nevojtarë, të pikë-lluar, të keqtrajtuar

  3. Hebrenjve 11:36rreth 64 e.s.

    (bota nuk ishte e denjë për ta), u sollën nëpër shkretëtira e nëpër male, nëpër shpella dhe nëpër guva të dheut.

  4. Hebrenjve 11:37rreth 64 e.s.

    E pra, të gjithë këta, ndonëse morën dëshmim të mirë me anë të besimit, nuk morën atë që u ishte premtuar,

  5. Hebrenjve 11:38rreth 64 e.s.

    sepse Perëndia kishte paraparë diçka më të mirë për ne, që ata të mos arrinin në përsosje pa ne.

  6. Hebrenjve 11:39rreth 64 e.s.

    Prandaj edhe ne, duke qenë të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmimtarësh, duke hedhur tej çdo barrë dhe mëkatin që na qarkon vazhdimisht duke na joshur, le të rendim me durim në udhën që është përpara nesh,

  7. Hebrenjve 11:40rreth 64 e.s.

    duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit, i cili, për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtën e fronit të Perëndisë.

  8. Hebrenjve 12:1rreth 64 e.s.

    Kujtoni, pra, atë që duroi një kundërshtim të tillë nga ana e mëkatarëve kundër tij, që të mos lodheni dhe të ligështoheni në shpirtin tuaj.

  9. Hebrenjve 12:2rreth 64 e.s.

    Ju akoma nuk keni qëndruar deri në gjak, duke luftuar kundër mëkatit,

  10. Hebrenjve 12:3rreth 64 e.s.

    dhe keni harruar këshillën që ju drejtohet juve porsi bijve: ''Biri im, mos e përçmo qortimin e Perëndisë dhe mos e humb zemrën kur ai të qorton,

  11. Hebrenjve 12:4rreth 64 e.s.

    sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen''.

  12. Hebrenjve 12:5rreth 64 e.s.

    Në qoftë se ju do ta duroni qortimin, Perëndia do t'ju trajtojë si bij; sepse cilin bir nuk e korigjon i ati?

  13. Hebrenjve 12:6rreth 64 e.s.

    Por, po të mbeteni të pandrequr, ku të gjithë u bënë pjestarë, atëherë jeni kopila dhe jo bij.

  14. Hebrenjve 12:7rreth 64 e.s.

    Pastaj etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t'i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave, për të jetuar?

  15. Hebrenjve 12:8rreth 64 e.s.

    Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjestarë të shenjtërisë së tij.

  16. Hebrenjve 12:9rreth 64 e.s.

    Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij.

  17. Hebrenjve 12:10rreth 64 e.s.

    Prandaj forconi duart e kapitura dhe gjunjët e këputur,

  18. Hebrenjve 12:11rreth 64 e.s.

    dhe bëni shtigje të drejta për këmbët tuaja, që ajo e cila çalon të mos ndrydhet, por më tepër të shërohet.

  19. Hebrenjve 12:12rreth 64 e.s.

    Kërkoni paqe me të gjithë dhe shenjtërim, pa të cilin askush nuk ka për të parë Perëndinë,

  20. Hebrenjve 12:13rreth 64 e.s.

    duke u kujdesur fort që askush të mos mbetet pa hirin e Perëndisë dhe se mos mbijë ndonjë rrënjë e hidhur dhe t'ju turbullojë dhe me anë të saj të ndoten shumë njerëz;

  21. Hebrenjve 12:14rreth 64 e.s.

    se mos ndodhet ndonjë kurvar ose profan, si Esau, i cili për një gjellë shiti të drejtën e tij të parëbirnisë.

  22. Hebrenjve 12:15rreth 64 e.s.

    Sepse e dini se, më pas, kur ai deshi të trashëgojë bekimin, iu refuzua, ndonëse e kërkoi me lot, sepse nuk gjeti vend pendimi.

  23. Hebrenjve 12:16rreth 64 e.s.

    Sepse ju nuk iu afruat malit që mund të kapet me dorë dhe që digjet me zjarr, as errësirës, as territ, as stuhisë,

  24. Hebrenjve 12:17rreth 64 e.s.

    as zërit të borisë, as zërit të fjalëve, të cilin ata që e dëgjuan u lutën që atyre të mos u drejtohej më asnjë fjalë,

  25. Hebrenjve 12:18rreth 64 e.s.

    sepse nuk mund të duronin urdhërin: ''Në se edhe një shtazë e prek malin, të vritet me gurë ose me shigjeta'';