Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Select Readings

802 vargje · 47 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Njeriu nuk ua di vlerën dhe ajo nuk gjendet mbi tokën e të gjallëve.

  2. Humnera thotë: "Nuk është tek unë"; deti thotë: "Nuk qëndron pranë meje".

  3. Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend.

  4. Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin.

  5. Ari dhe kristali nuk mund të barazohen me të dhe nuk këmbehet me enë ari të kulluar.

  6. Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët.

  7. Topazi i Etiopisë nuk mund të barazohet dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar.

  8. Por atëherë nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinë zgjuarsia?

  9. Ajo u fshihet syve të çdo të gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit.

  10. Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar të flitet për të me veshët tona".

  11. Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet,

  12. sepse ai vë re skajet e tokës dhe sheh tërë ato që ndodhen nën qiejt.

  13. Kur caktoi peshën e erës dhe u caktoi ujërave një masë,

  14. kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,

  15. atëherë pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,

  16. dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t'i largohesh së keqes është zgjuarsi"".

  17. Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit,

  18. por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.

  19. Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.

  20. Të tillë nuk janë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan.

  21. Prandaj të pabesët nuk do të përballojnë gjykimin, as mëkatarët në kuvendin e të drejtëve.

  22. Sepse Zoti njeh rrugët të drejtëve, por rruga e të pabesëve të çon në shkatërrim.

  23. Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?

  24. Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,

  25. duke thënë: "Le t'i këputim prangat e tyre dhe t'i heqim qafe litarët e tyre".