Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Select Readings: Mary's Magnificat

11 vargje · 47 aspekte

Vargje për Mary's Magnificat

  1. Dhe Maria tha: ''Shpirti im e madhëron Zotin,

  2. dhe fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim,

  3. sepse ai e shikoi me pëlqim ultësinë e shërbëtores së tij; sepse ja, tani e tutje të gjitha brezat do të më shpallin të lume,

  4. sepse i Pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha, dhe i Shenjtë është emri i tij!

  5. Dhe mëshira e tij shtrihet nga brezi në brez për ata që e druajnë.

  6. Ai veproi pushtetshëm me krahun e vet; i shpërndau krenarët me mendimet e zemrave të tyre;

  7. i përmbysi pushtetarët nga fronat e tyre dhe i ngriti të përulurit;

  8. i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.

  9. Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij,

  10. ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë''.

  11. Dhe Maria ndenji me Elizabetën gati tre muaj, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.