Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Select Readings: The prophetic blessing of Zacharias

14 vargje · 47 aspekte

Vargje për The prophetic blessing of Zacharias

  1. Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë:

  2. Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet;

  3. dhe na ngriti një shpëtim të pushtetshëm në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

  4. ashtu si ai e kishte deklaruar nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmë

  5. prej armiqve tanë dhe prej dorës së gjithë atyre që na urrejnë,

  6. për të treguar mëshirë tek etërit tanë e për t'u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë,

  7. betimin që i bëri Abrahamit, atit tonë,

  8. për të na lejuar që, pasi të çlirohemi nga duart e armiqve tanë, të mund t'i shërbejmë pa frikë,

  9. në shenjtëri e në drejtësi përpara atij, të gjitha ditët e jetës sonë.

  10. Dhe ti, o fëmijë i vogël, do të quhesh profet nga Shumë i Larti, sepse ti do të shkosh përpara fytyrës së Zotit për të përgatitur udhët e tij,

  11. për t'i dhënë popullit të tij njohjen e shpëtimit, në faljen e mëkateve të tyre;

  12. për hir të thellësisë së mëshirës së Perëndisë sonë, për të cilën agimi nga lart na ka vizituar,

  13. për të ndriçuar ata që dergjeshin në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për të udhëhequr hapat tona në udhën e paqes''.

  14. Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë: dhe qëndroi në shkretëtirë deri në atë ditë, kur ai duhej t'i zbulohej Izraelit.