Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Select Readings: The raising of Lazarus

32 vargje · 47 aspekte

Vargje për The raising of Lazarus

  1. Ishte atëherë i sëmurë një farë Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës, motrës së saj.

  2. Maria ishte ajo që e vajosi me vaj erëkëndëshëm Zotin dhe ia fshiu këmbët me flokët e saj; dhe vëllai i saj, Llazari, ishte i sëmurë.

  3. Prandaj motrat i dërguan fjalë Jezusit: ''Zot, ja, ai që ti e do shumë është i sëmurë''.

  4. Por Betania ishte rreth pesëmbëdhjetë stade larg Jeruzalemit.

  5. Dhe shumë Judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria për t'i ngushëlluar për vëllanë e tyre.

  6. Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli përpara; kurse Maria ishte ulur në shtëpi.

  7. Marta i tha Jezusit: ''Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur,

  8. por edhe tani e di se të gjitha ato që ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do të t'i japë''.

  9. Jezusi i tha: ''Yt vëlla do të ringjallet''.

  10. Marta i tha: ''E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit''.

  11. Jezusi i tha: ''Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.

  12. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?''.

  13. Ajo i tha: ''Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë''

  14. Dhe, si tha kështu, shkoi të thërrasë fshehtas Marinë, motrën e saj, duke thënë: ''Mësuesi është këtu dhe po të thërret''.

  15. Posa e dëgjoi, ajo u çua me nxitim dhe erdhi tek ai.

  16. Por Jezusi ende nuk kishte arritur në fshat, por ndodhej në vendin ku Marta e kishte takuar.

  17. Prandaj Judenjtë që ishin me të në shtëpi për ta ngushëlluar, kur panë se Maria u çua me nxitim dhe doli, e ndoqën, duke thënë: ''Ajo po shkon te varri për të qarë aty''.

  18. Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atë, i ra ndër këmbë duke i thënë: ''Zot, po të ishe ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur''.

  19. Atëherë Jezusi, kur pa se ajo dhe Judenjtë që kishin ardhur me të po qanin, u psherëtiu në frymë dhe u trondit,

  20. dhe tha: ''Ku e keni vënë?''. Ata i thanë: ''Zot, eja e shih!''.

  21. Jezusi qau.

  22. Atëherë Judenjtë thanë: ''Shih, sa e donte!''.

  23. Por disa nga ata thanë: ''Ky, që i hapi sytë të verbërit, s'mund të bënte që ky të mos vdiste?".

  24. Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur.

  25. Jezusi tha: ''Hiqni gurin!''. Marta, motra e të vdekurit, i tha: ''Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh''.