Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Select Readings: The joy of the righteous

12 vargje · 47 aspekte

Vargje për The joy of the righteous

  1. Oh, sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i ushtrive!

  2. Shpirti im dëshiron me zjarr dhe shkrihet për oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dërgojnë britma gëzimi Perëndisë të gjallë.

  3. Edhe rabecka gjen një shtëpi dhe dallëndyshja një fole, ku të vërë të vegjëlit e saj pranë altarëve të tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im.

  4. Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde dhe të lëvdojnë vazhdimisht. (Sela)

  5. Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua!

  6. Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime.

  7. Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion.

  8. O Zot, Perëndi i ushtrive, dëgjo lutjen time; vëri veshin, o Perëndi i Jakobit. (Sela)

  9. Shiko, o Perëndi, mburojën tonë, dhe shiko fytyrën e të vajosurit tënd.

  10. Po, një ditë në oborret e tua vlen më tepër se një mijë gjetiu; mua më pëlqen më tepër të qëndroj në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, se sa të banoj në çadrat e të pabesëve.

  11. Sepse Zoti Perëndi është diell dhe mburojë; Zoti do të japë hir dhe lavdi; ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt.

  12. O Zot i ushtrive, lum njeriu që ka besim te ti!