Vargje biblike për Select Readings: The brevity of life
Vargje për The brevity of life
"Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime.
Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë.
Mbi një qenie të tillë ti i mban sytë të hapur, dhe më bën që të dal në gjyq bashkë me ty.
Kush mund të nxjerrë një gjë të pastër nga një gjë e papastër? Askush.
Sepse ditët e saj janë të caktuara, numri i muajve të saj varet nga ti, dhe ti i ke vendosur kufij që nuk mund t'i kapërcejë.
Hiqe shikimin nga ai dhe lëre të qetë, deri sa të mbarojë ditën e tij si një argat.
Të paktën për drurin ka shpresë; në rast se pritet, rritet përsëri dhe vazhdon të mugullojë.
Edhe sikur rrënjët e tij të plaken nën tokë dhe trungu i tij të vdesë nën dhe,
me të ndjerë ujin, mugullon përsëri dhe lëshon degë si një bimë.
Njeriu përkundrazi vdes dhe mbetet i shtrirë për dhe; kur është duke nxjerrë frymën e fundit, ku është, pra?