Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Select Readings

802 vargje · 47 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Një tym i dilte nga flegrat e tij dhe një zjarr shkatërrimtar dilte nga goja e tij; nga ai shpërthenin thëngjij.

  2. Ai i uli qiejtë dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij;

  3. i kishte hipur një kerubini dhe fluturonte; fluturonte shpejt mbi krahët e erës.

  4. Me terrin ai kishte bërë velin e tij dhe si shatorre rreth vetes kishte vënë errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit.

  5. Nga shkëlqimi që e paraprinte dilnin re të dendura, brësher dhe thëngjij.

  6. Zoti gjëmoi në qiejtë dhe Shumë i Larti bëri që të dëgjohet zëri i tij me breshër dhe me thëngjij.

  7. Hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau armiqtë; lëshoi një numër të madh rrufesh dhe i bëri të ikin me vrap.

  8. Në qortimin tënd, o Zot, në shfryrjen e erës nga flegrat e tua, shtretërit e lumenjve u dukën dhe themelet e botës u zbuluan.

  9. Ai nga lart shtriu dorën, më mori dhe më nxori jashtë ujërave të shumta.

  10. Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë.

  11. Ata u vërsulën kundër meje ditën e fatkeqësisë sime, por Zoti mbajti anën time,

  12. dhe më nxori jashtë, larg; më çliroi sepse më do.

  13. Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.

  14. Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.

  15. Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij.

  16. Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.

  17. Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi; ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet.

  18. Me siguri pasuri dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata.

  19. Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj.

  20. Sepse ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë.

  21. Kush do t'i ngjitet malit të Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?

  22. Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra, që nuk e ngre shpirtin për t'u dukur dhe nuk betohet në mënyrë të rreme.

  23. Ai do të marrë bekimet e Zotit dhe drejtësinë nga Perëndia e shpëtimit të tij.

  24. I tillë është brezi i atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën tënde, o Perëndi e Jakobit. (Sela)

  25. O ju porta, çoni kokat tuaja; dhe ju, porta të përjetshme, hapuni krejt dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.