- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446–1406 BC
The Wilderness Years
Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.
Vargje nga kjo periudhë
- Ligji i Përtërirë 2:17rreth 1453 p.e.s.
Zoti më foli duke thënë:
- Ligji i Përtërirë 2:18rreth 1453 p.e.s.
"Sot ti po bëhesh gati të kalosh kufirin e Moabit në Ar;
- Ligji i Përtërirë 2:19rreth 1453 p.e.s.
aaa up to 37 por duke iu afruar bijve të Amonit, mos i sulmo dhe mos u shpall luftë, sepse unë nuk do të jap asnjë pjesë të vendit të bijve të Amonit si trashëgimi, sepse ua kam dhënë bijve të Lotit si pronë të tyre".
- Ligji i Përtërirë 2:20rreth 1453 p.e.s.
(Edhe konsiderohej si një vend gjigantësh; në kohërat e kaluara këtu banonin gjigantë; por Amonitët i quanin Zamzumimë,
- Ligji i Përtërirë 2:21rreth 1453 p.e.s.
një popull i madh, i shumtë dhe shtatlartë si Anakimët; por Zoti i shkatërroi para Amonitëve, që i dëbuan dhe u vendosën në vendin e tyre,
- Ligji i Përtërirë 2:22rreth 1453 p.e.s.
ashtu si kishte vepruar Zoti me pasardhësit e Ezaut që banonin në Seir, kur shkatërroi Horejtë përpara tyre. Ata i dëbuan dhe u vendosën në vendin e tyre deri në ditët tona.
- Ligji i Përtërirë 2:23rreth 1453 p.e.s.
Edhe Avejtë, që banonin në fshatrat deri në Gaza, u shkatërruan nga Kaftorejtë, që kidhin ardhur nga Kaftori, të cilët u vendosën në vendin e tyre).
- Ligji i Përtërirë 2:24rreth 1453 p.e.s.
"Çohuni, vihuni në marshim dhe kaloni përroin Arnon; ja, unë po e kaloj nën pushtetin tënd Sihonin, Amoreun, mbretin e Heshbonit, dhe vendin e tij; fillo ta shtiesh atë në dorë dhe shpalli luftë.
- Ligji i Përtërirë 2:25rreth 1453 p.e.s.
Sot do të filloj t'u kall frikën dhe terrorin tënd popujve nën tërë qiejt, të cilët do të dëgjojnë të flitet për ty, do të dridhen dhe do t'i zërë ankthi nga shkaku yt.
- Ligji i Përtërirë 2:26rreth 1453 p.e.s.
Atëherë nga shkretëtira e Kedemothit i dërgova lajmëtarë Sihonit, mbretit të Heshbonit, me propozime paqësore, për t'i thënë:
- Ligji i Përtërirë 2:27rreth 1453 p.e.s.
Lërmë të kaloj nëpër vendin tënd; unë do të shkoj nëpër rrugën Mbretërore, pa u kthyer as djathtas as majtas.
- Ligji i Përtërirë 2:28rreth 1453 p.e.s.
Ti do të më shesësh me para ushqimet që do të ha dhe do të më japësh me para ujin që do të pi; më lejo vetëm të kaloj me këmbë
- Ligji i Përtërirë 2:29rreth 1453 p.e.s.
(ashtu si kanë bërë për mua pasardhësit e Ezaut që banojnë në Seir dhe Moabitët që banojnë në Ar), deri sa unë të kem kaluar Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia ynë, na dha".
- Ligji i Përtërirë 2:30rreth 1453 p.e.s.
Por Sihoni, mbret i Heshbonit, nuk deshi të na linte të kalonim nëpër territorin e tij, sepse Zoti, Perëndia yt, i kishte ngurtësuar frymën dhe e kishte bërë kryeneç, për të ta dhënë në duart e tua, siç është pikërisht sot.
- Ligji i Përtërirë 2:31rreth 1453 p.e.s.
Dhe Zoti më tha: "Shiko, kam filluar të kaloj nën pushtetin tënd Sihonin dhe vendin e tij; fillo ta pushtosh, që ti të bëhesh zotëruesi i vendit të tij".
- Ligji i Përtërirë 2:32rreth 1453 p.e.s.
Atëherë Sihoni doli kundër nesh me gjithë njerëzit e tij, për t'u ndeshur në Jahats.
- Ligji i Përtërirë 2:33rreth 1453 p.e.s.
Por Zoti, Perëndia ynë, na e dha në dorë, dhe ne e mundëm atë, bijtë e tij dhe tërë njerëzit e tij.
- Ligji i Përtërirë 2:34rreth 1453 p.e.s.
Në atë kohë pushtuam tërë qytetet e tij dhe shfarosëm burrat, gratë dhe fëmijët e çdo qyteti; nuk lamë gjallë asnjë.
- Ligji i Përtërirë 2:35rreth 1453 p.e.s.
Morëm si plaçkë vetëm bagëtinë dhe plaçkën e qyteteve që kishim pushtuar.
- Ligji i Përtërirë 2:36rreth 1453 p.e.s.
Nga Aroeri, që ndodhet në brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që është në luginë, deri në Galaad, nuk pati asnjë qytet që të ishte shumë i fortë për ne; Zoti Perëndia ynë, na i dha të gjitha në dorën tonë.
- Ligji i Përtërirë 2:37rreth 1453 p.e.s.
Por nuk iu afrove vendit të bijve të Amonit, dhe asnjë vendi anës përroit Jabok, as qyteteve të vendit malor dhe tërë qëndrave që Zoti, Perëndiai ynë, na kishte ndaluar të sulmonim.
- Ligji i Përtërirë 3:1rreth 1452 p.e.s.
"Pastaj u kthyem dhe u ngjitëm nëpër rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbret i Bashanit, me gjithë njerëzit e tij, na doli kundër për t'u ndeshur në Edrej.
- Ligji i Përtërirë 3:2rreth 1452 p.e.s.
Por Zoti më tha: "Mos ki frikë nga ai, sepse unë do ta jap atë në duart e tua, tërë njerëzit e tij dhe vendin e tij; do t'i bësh atij atë që i bëre Sihonit, mbretit të Amorejve, që banonte në Heshbon".
- Ligji i Përtërirë 3:3rreth 1452 p.e.s.
Kështu Zoti, Perëndia ynë, na dha në dorë edhe Ogun, mbretin e Bashanit, me gjithë njerëzit e tij; dhe ne e mundëm atë pa lënë gjallë asnjë.
- Ligji i Përtërirë 3:4rreth 1452 p.e.s.
Në atë kohë pushtuam tërë qytetet e tij; nuk pati qytet që nuk ra në dorën tonë: gjashtëdhjetë qytete, tërë krahina e Argobit, mbretëria e Ogut në Bashan.