Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Ligji i Përtërirë 3:5rreth 1452 p.e.s.

    Tërë këto qytete ishin të fortifikuara me mure të larta, porta dhe shufra hekuri, pa llogaritur një numër të madh fshatrash.

  2. Ligji i Përtërirë 3:6rreth 1452 p.e.s.

    Ne vendosëm t'i shfarosim, ashtu si kishim vepruar me Sihonin, mbretin e Heshbonit, duke shkatërruar plotësisht tërë qytetet, duke shfarosur burrat, gratë dhe fëmijët.

  3. Ligji i Përtërirë 3:7rreth 1452 p.e.s.

    Por mbajtëm si plaçkë tërë bagëtinë dhe plaçkat e qyteteve të tyre.

  4. Ligji i Përtërirë 3:8rreth 1452 p.e.s.

    Në atë kohë, pra, morëm nga duart e dy mbretërve të Amorejve vendin që ndodhet matanë Jordanit, nga përroi i Armonit deri në malin e Hermonit,

  5. Ligji i Përtërirë 3:9rreth 1452 p.e.s.

    (Hermoni quhet Sirion nga Sidonët dhe Senir nga Amorejtë),

  6. Ligji i Përtërirë 3:10rreth 1452 p.e.s.

    të gjitha qytetet e fushës, tërë Galaadin, tërë Bashanin deri në Salkah dhe në Edrej, qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan.

  7. Ligji i Përtërirë 3:11rreth 1452 p.e.s.

    Sepse Ogu, mbret i Bashanit, ishte i vetmi që kishte mbetur gjallë nga fisi i gjigantëve. Ja, shtratin i tij ishte një shtrat prej hekuri (a nuk ndodhet sot ndofta në Rabah të Amonitëve?). Ai është i gjatë nëntë kubitë dhe i gjerë katër kubitë, simbas kubitit të njeriut.

  8. Ligji i Përtërirë 3:12rreth 1452 p.e.s.

    Në atë kohë ne pushtuam këtë vend; unë u dhashë Rubenitëve dhe Gaditëve territorin e Aroerit, gjatë përroit Arnon deri në gjysmën e krahinës malore të Galaadit së bashku me qytetet e tij;

  9. Ligji i Përtërirë 3:13rreth 1452 p.e.s.

    dhe i dhashë gjysmës së fisit të Manasit mbetjen e Galaadit dhe tërë Bashanin, mbretërinë e Ogut (tërë krahinën e Argobit me gjithë Bashanin, që quhej vendi i gjigantëve.

  10. Ligji i Përtërirë 3:14rreth 1452 p.e.s.

    Jairi, bir i Manasit, mori tërë krahinën e Argobit, deri në kufijtë e Geshuritëve dhe të Maakathitëve; dhe u vuri emrin e tij lagjeve të Bashanit, që edhe sot quhen qytetet e Jairit).

  11. Ligji i Përtërirë 3:15rreth 1452 p.e.s.

    Dhe i dhashë Makirin Galaadit.

  12. Ligji i Përtërirë 3:16rreth 1452 p.e.s.

    Rubenitëve dhe Gaditëve u dhashë territorin e Galaadit deri në përroin e Armonit, bashkë me gjysmën e lumit që shërben si kufi, dhe deri në lumin Jabok, që është kufiri i bijve të Amonit,

  13. Ligji i Përtërirë 3:17rreth 1452 p.e.s.

    dhe Arabahun, me Jordanin si kufi, nga Kinerethi deri në bregun lindor të detit të Arabahut poshtë shpatëve të Pisgahut.

  14. Ligji i Përtërirë 3:18rreth 1452 p.e.s.

    Në atë kohë unë ju dhashë këtë urdhër, duke thënë: "Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë këtë vend që ta zotëroni. Ju të gjithë, njerëz trima, do të kaloni Jordanin të armatosur, në krye të bijve të Izraelit, të vëllezërve tuaj.

  15. Ligji i Përtërirë 3:19rreth 1452 p.e.s.

    Por bashkëshortet tuaja, të vegjëlit dhe bagëtia juaj (e di që keni shumë bagëti) do të mbeten në qytetet që ju kam dhënë,

  16. Ligji i Përtërirë 3:20rreth 1452 p.e.s.

    për deri sa Zoti t'i lërë vëllezërit tuaj të çlodhen, ashtu siç bëri me juve, dhe të shtien edhe ata në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre matanë Jordanit. Pastaj secili ka për t'u kthyer në trashëgiminë që ju dhashë".

  17. Ligji i Përtërirë 3:21rreth 1452 p.e.s.

    Në atë kohë urdhërova gjithashtu Jozueun, duke thënë: "Sytë e tu kanë parë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë këtyre dy mbretërve; në të njëjtën mënyrë do të veprojë Zoti në të gjitha mbretëritë që do të përshkosh.

  18. Ligji i Përtërirë 3:22rreth 1452 p.e.s.

    Mos kini frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, ka për të luftuar ai vetë për ju".

  19. Ligji i Përtërirë 3:23rreth 1452 p.e.s.

    Në të njëjtën kohë unë iu luta Zotit, duke i thënë:

  20. Ligji i Përtërirë 3:24rreth 1452 p.e.s.

    O Zot, O Zot, ti ke filluar t'i tregosh shërbëtorit tënd madhështinë tënde dhe dorën e fuqishme që ke; sepse cila është perëndia në qiell apo në tokë që mund të kryejë vepra dhe mrekulli si ato që bën ti?

  21. Ligji i Përtërirë 3:25rreth 1452 p.e.s.

    Prandaj më ler të kaloj Jordanin për të parë vendin e bukur që është matanë tij, krahinën e bukur malore dhe Libanin".

  22. Ligji i Përtërirë 3:26rreth 1452 p.e.s.

    Por Zoti u zemërua me mua, për shkakun tuaj, dhe nuk e plotësoi dëshirën time. Kështu Zoti më tha: "Mjaft me kaq; mos më fol më për këtë gjë.

  23. Ligji i Përtërirë 3:27rreth 1452 p.e.s.

    Ngjitu në majën e Pisgahut, hidh sytë nga perëndimi, nga veriu, nga jugu dhe nga lindja dhe sodit me sytë e tu, sepse ti nuk do ta kalosh këtë Jordan.

  24. Ligji i Përtërirë 3:28rreth 1452 p.e.s.

    Por jepi urdhër Jozueut, përforcoje dhe jepi zemër, sepse ai do ta kalojë Jordanin në krye të këtij populli dhe do ta bëjë Izraelin zot të vendit që ke për të parë".

  25. Ligji i Përtërirë 3:29rreth 1452 p.e.s.

    Kështu u ndalëm në luginën përballë Beth-Peorit".