Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Ligji i Përtërirë 1:38rreth 1451 p.e.s.

    por Jozueu, bir i Nunit, që qëndron para teje, ka për të hyrë; përforcoje, se ai do ta bëjë Izraelin ta zotërojë vendin.

  2. Ligji i Përtërirë 1:39rreth 1451 p.e.s.

    Fëmijët tuaj, që ju thatë se do të bëhen pre e armiqve, që sot nuk njohin as të mirën as të keqen, janë ata që do të hyjnë; do t'jua jap atyre vendin dhe ata do ta zotërojnë.

  3. Ligji i Përtërirë 1:40rreth 1451 p.e.s.

    Ju kthehuni prapa dhe shkoni nga shkretëtira, në drejtim të Detit të Kuq".

  4. Ligji i Përtërirë 1:41rreth 1451 p.e.s.

    Atëherë ju u përgjigjët, duke më thënë: "Kemi mëkatuar kundër Zotit. Ne do të ngjitemi dhe do të luftojmë pikërisht ashtu si ka thënë Zoti, Perëndia ynë". Dhe secili prej jush ngjeshi armët dhe filloi me guxim të ngjitet në drejtim të krahinës malore.

  5. Ligji i Përtërirë 1:42rreth 1451 p.e.s.

    Dhe Zoti më tha: "U thuaj atyre: Mos u ngjitni dhe mos luftoni, sepse unë nuk jam midis jush, dhe ju do të mundeni nga armiqtë tuaj".

  6. Ligji i Përtërirë 1:43rreth 1451 p.e.s.

    Unë jua thashë, por ju nuk më dëgjuat; bile ngritët krye kundër urdhrit të Zotit, u sollët me mendjemadhësi dhe u ngjitët drejt krahinës malore.

  7. Ligji i Përtërirë 1:44rreth 1451 p.e.s.

    Atëherë Amorejtë, që banojnë në këtë krahinë malore, dolën kundër jush, ju ndoqën si bëjnë bletët dhe ju prapsën nga Seiri deri në Hormah.

  8. Ligji i Përtërirë 1:45rreth 1451 p.e.s.

    Pastaj ju u kthyet dhe filluat të qani përpara Zotit; por Zoti nuk mori parasysh ankimet tuaja dhe nuk ju dëgjoi.

  9. Ligji i Përtërirë 1:46rreth 1451 p.e.s.

    Kështu mbetët shumë ditë në Kadesh, gjithë kohën që qëndruat atje".

  10. Ligji i Përtërirë 2:1rreth 1453 p.e.s.

    "Pastaj u kthyem prapa dhe u nisëm nëpër shkretëtirë në drejtim të Detit të Kuq, ashtu si më pati thënë Zoti, dhe u sollëm rreth malit Seir për një kohë të gjatë.

  11. Ligji i Përtërirë 2:2rreth 1453 p.e.s.

    Pastaj Zoti më foli duke thënë:

  12. Ligji i Përtërirë 2:3rreth 1453 p.e.s.

    "Jeni sjellë mjaft rreth këtij mali; kthehuni nga veriu.

  13. Ligji i Përtërirë 2:4rreth 1453 p.e.s.

    Dhe urdhëron popullin duke i thënë: Jeni duke kaluar kufirin e bijve të Ezaut, vëllezërve tuaj, që banojnë në Seir; ata do të kenë frikë nga ju; prandaj hapni sytë;

  14. Ligji i Përtërirë 2:5rreth 1453 p.e.s.

    mos i provokoni, sepse nuk do t'ju jap asgjë nga vendi i tyre, as aq sa mund të shkelë një këmbë, sepse malin e Seirit ia kam dhënë Ezaut, si pronë të tij.

  15. Ligji i Përtërirë 2:6rreth 1453 p.e.s.

    Do të blini me para prej tyre ushqimet që do të hani dhe do të blini gjithashtu me para ujin që do të pini.

  16. Ligji i Përtërirë 2:7rreth 1453 p.e.s.

    Sepse Zoti, Perëndia yt, të ka bekuar në gjithë punën e duarve të tua; është kujdesur për udhëtimin tënd nëpër shkretëtirën e madhe. Zoti, Perëndia yt, ka qenë me ty gjatë këtyre dyzet viteve dhe asgjë nuk të ka munguar".

  17. Ligji i Përtërirë 2:8rreth 1453 p.e.s.

    Kështu kaluam përtej bijve të Ezaut, vëllezërve tanë, që banonin në Seir dhe, duke evituar rrugën e Arabahut, si dhe Eliathin dhe Etsion-Geberin, u tërhoqëm dhe vazhduam duke kaluar nëpër shkretëtirën e Moabit.

  18. Ligji i Përtërirë 2:9rreth 1453 p.e.s.

    Pastaj Zoti më tha: "Mos sulmo Moabin dhe mos lufto kundër tij, sepse nuk do të të jap asnjë pjesë të vendit të tyre si trashëgimi, duke qenë se u kam dhënë Arin si pronë pasardhësve të Lotit.

  19. Ligji i Përtërirë 2:10rreth 1453 p.e.s.

    (Në kohët e kaluara këtu banonin Emimët, një popull i madh, i shumtë dhe trupmadh si Anakimët.

  20. Ligji i Përtërirë 2:11rreth 1453 p.e.s.

    Edhe këta konsideroheshin gjigantë, ashtu si Anakimët; por Moabitët i quanin Emimë.

  21. Ligji i Përtërirë 2:12rreth 1453 p.e.s.

    Seiri banohej në fillim nga Horejtë; por pasardhësit e Ezaut i dëbuan, i shkatërruan dhe u vendosën në vendin e tyre, ashtu si ka bërë Izraeli në vendin që zotëron dhe që i ka dhënë Zoti).

  22. Ligji i Përtërirë 2:13rreth 1453 p.e.s.

    Tani çohuni dhe kaloni përroin e Zeredit". Kështu ne kapërcyem përroin e Zeredit.

  23. Ligji i Përtërirë 2:14rreth 1453 p.e.s.

    Koha e nevojshme për të arritur nga Kadesh-Barnea deri në kalimin e përroit të Zeredit, ishte tridhjetë e tetë vjet, deri sa tërë brezi i luftëtarëve të zhdukej plotësisht nga kampi, ashtu si u qe betuar atyre Zoti.

  24. Ligji i Përtërirë 2:15rreth 1453 p.e.s.

    Në fakt dora e Zotit qe kundër tyre për t'i asgjësuar nga kampi, deri sa të zhdukeshin.

  25. Ligji i Përtërirë 2:16rreth 1453 p.e.s.

    Kështu, kur luftëtari i fundit vdiq në mes të popullit,