Kalo te përmbajtja

circa 1050–1010 BC

Samuel & King Saul

Israel demands a king; Samuel anoints Saul, whose disobedience leads to his rejection as God chooses a man after his own heart.

810 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. 1 Samuelit 27:8rreth 1056 p.e.s.

    Davidi dhe njerëzit e tij niseshin dhe bënin plaçkitje në vendin e Geshuritëve, të Girzitëve dhe të Amalekitëve; këto popullata banonin prej kohëve të vjetra në këtë vend duke u shtrirë nga Shuri deri në vendin e Egjiptit.

  2. 1 Samuelit 27:9rreth 1056 p.e.s.

    Davidi e shkretonte vendin dhe nuk linte gjallë as burra as gra; pastaj merrte dele, lopë, gomarë, deve dhe rroba, dhe kthehej dhe shkonte tek Akishi.

  3. 1 Samuelit 27:10rreth 1056 p.e.s.

    Kur Akishi e pyeste: "Ku keni plaçkitur sot?", Davidi i përgjigjej: "Kundër jugut të Judës, kundër jugut të Kenejve".

  4. 1 Samuelit 27:11rreth 1056 p.e.s.

    Davidi nuk linte gjallë as burra as gra, sepse mund të çonin lajme, dhe thoshte: "Mund të japim njoftime mbi ne dhe të thonë: "Kështu ka bërë Davidi"". Kështu veproi ai gjatë gjithë kohës që qëndroi në vendin e Filistejve.

  5. 1 Samuelit 27:12rreth 1056 p.e.s.

    Kështu Akishi i besonte Davidit dhe thoshte: "Ai u bë i urrejtshëm nga populli i Izraelit dhe kështu do të jetë gjithmonë shërbëtori im".

  6. 1 Samuelit 28:1rreth 1056 p.e.s.

    Ato ditë Filistejtë mblodhën ushtrinë e tyre për të luftuar Izraelin. Atëherë Akishi i tha Davidit: "Dije mirë që duhet të dalësh të luftosh bashkë me mua, ti dhe njerëzit e tu".

  7. 1 Samuelit 28:2rreth 1056 p.e.s.

    Davidi iu përgjegj Akishit: "Ti me siguri ke për të parë atë që do të bëjë shërbëtori yt". Atëherë Akishi i tha Davidit: "Mirë, pra, unë do të të bëhem roje personale për gjithnjë".

  8. 1 Samuelit 28:3rreth 1056 p.e.s.

    Samueli kishte vdekur dhe gjithë Izraeli e kishte qarë, e kishin varrosur në Ramah, në qytetin e tij. Dhe Sauli kishte përzënë nga vendi mediumet dhe shortarët.

  9. 1 Samuelit 28:4rreth 1056 p.e.s.

    Kështu Filistejtë u mblodhën dhe erdhën të fushojnë në Shunem, ndërsa Sauli mblodhi tërë Izraelin dhe fushoi në Gilboa.

  10. 1 Samuelit 28:5rreth 1056 p.e.s.

    Kur Sauli pa ushtrinë e Filistejve pati frikë dhe zemra e tij u drodh fortë.

  11. 1 Samuelit 28:6rreth 1056 p.e.s.

    Kështu Sauli i kërkoi këshillë Zotit dhe Zoti nuk iu përgjegj as me anë të ëndrrave, as nëpërmjet Urimit dhe as me anë të profetëve.

  12. 1 Samuelit 28:7rreth 1056 p.e.s.

    Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve të tij: "Më gjeni një grua që të jetë mediume, me qëllim që unë të mund të shkoj tek ajo për t'u këshilluar". Shërbëtorët e tij i thanë: "Ja, në En-Dor ka një grua që është mediume".

  13. 1 Samuelit 28:8rreth 1056 p.e.s.

    Kështu Sauli u vesh ndryshe për të mos u njohur dhe u nis me dy burra. Arritën tek ajo grua natën dhe Sauli i tha: "Bëj një shortari për mua, të lutem, me një seancë spiritizmi dhe më thirr atë që do të të them".

  14. 1 Samuelit 28:9rreth 1056 p.e.s.

    Gruaja iu përgjegj: "Ja, ti e di ç'ka bërë Sauli; ai i ka shfarosur nga vendi mediumet dhe shortarët. Pse i ngre një grackë jetës sime, për të shkaktuar vdekjen time?".

  15. 1 Samuelit 28:10rreth 1056 p.e.s.

    Atëherë Sauli iu betua në emër të Zotit, duke thënë: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, asnjë ndëshkim nuk do të kesh për këtë!".

  16. 1 Samuelit 28:11rreth 1056 p.e.s.

    Gruaja i tha: "Cilin duhet të të nxjerr?". Ai i tha: "Më nxirr Samuelin".

  17. 1 Samuelit 28:12rreth 1056 p.e.s.

    Kur pa Samuelin, gruaja bërtiti me zë të lartë; dhe gruaja i tha Saulit: "Pse më mashtrove? Ti je Sauli!".

  18. 1 Samuelit 28:13rreth 1056 p.e.s.

    Mbreti iu përgjegj: "Mos ki frikë; çfarë shikon?". Gruaja i tha Saulit: "Shoh një qenie mbinjerëzore që ngrihet nga toka".

  19. 1 Samuelit 28:14rreth 1056 p.e.s.

    Ai e pyeti: "Ç'formë ka?". Ajo u përgjegj: "Éshtë një plak që po ngjitet dhe është mbështjellë me një mantel". Atëherë Sauli kuptoi se ishte Samueli, u përul me fytyrën për tokë dhe ra përmbys.

  20. 1 Samuelit 28:15rreth 1056 p.e.s.

    Samueli i tha Saulit: "Pse më shqetësove duke bërë që të dal?". Sauli iu përgjegj: "Ndodhem në një ankth të madh, sepse Filistejtë më luftojnë dhe Perëndia është larguar nga unë, dhe nuk më përgjigjet

  21. 1 Samuelit 28:16rreth 1056 p.e.s.

    Samueli i tha: "Pse këshillohesh me mua, në qoftë se Zoti është larguar nga ti dhe është bërë armiku yt?

  22. 1 Samuelit 28:17rreth 1056 p.e.s.

    Zoti veproi ashtu siç kishte thënë nëpërmjet meje. Zoti e shkëputi mbretërinë nga duart e tua dhe ia dha një tjetri, Davidit,

  23. 1 Samuelit 28:18rreth 1056 p.e.s.

    sepse nuk iu binde zërit të Zotit dhe nuk zbatove në jetë zemërimin e thellë të tij kundër Amalekut; për këtë arsye Zoti të bëri sot këtë gjë.

  24. 1 Samuelit 28:19rreth 1056 p.e.s.

    Zoti do ta japë edhe Izraelin bashkë me ty në duart e Filistejve; nesër ti dhe bijtë e tu do të jeni me mua. Zoti do të japë gjithashtu ushtrinë e Izraelit në duart e Filistejve.

  25. 1 Samuelit 28:20rreth 1056 p.e.s.

    Atëherë Sauli ra menjëherë për së gjati për tokë, sepse ishte trembur shumë nga fjalët e Samuelit; ai kishte qenë edhe më parë pa fuqi, sepse nuk kishte ngrënë tërë atë ditë dhe tërë atë natë.