Kalo te përmbajtja

circa 1050–1010 BC

Samuel & King Saul

Israel demands a king; Samuel anoints Saul, whose disobedience leads to his rejection as God chooses a man after his own heart.

810 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. 1 Samuelit 30:10rreth 1056 p.e.s.

    por Davidi vazhdoi ndjekjen me katërqind njerëz, kurse dyqind mbetën prapa, sepse ishin tepër të lodhur për të kapërcyer përruan e Besorit.

  2. 1 Samuelit 30:11rreth 1056 p.e.s.

    Gjetën në fushë një Egjiptas dhe ia çuan Davidit. I dhanë bukë për të ngrënë dhe ujë për të pirë;

  3. 1 Samuelit 30:12rreth 1056 p.e.s.

    i dhanë gjithashtu një copë bukë fiku dhe dy vile rrushi. Pasi hëngri, ai e mblodhi veten, sepse nuk kishte ngrënë bukë as nuk kishte pirë ujë tri ditë e tri netë me radhë.

  4. 1 Samuelit 30:13rreth 1056 p.e.s.

    Davidi e pyeti: "Ti kujt i përket dhe nga vjen?". Ai u përgjegj: "Jam një egjiptas i ri, shërbëtor i një Amalekiti; pronari im më braktisi, sepse tri ditë më parë u sëmura.

  5. 1 Samuelit 30:14rreth 1056 p.e.s.

    Kemi bërë një plaçkitje në jug të Kerethejve, në territorin e Judës dhe në jug të Tsalebit, dhe i kemi vënë zjarrin Tsiklagut".

  6. 1 Samuelit 30:15rreth 1056 p.e.s.

    Davidi i tha: "A mund të më çosh poshtë ku ndodhet kjo bandë?". Ai u përgjegj: "Betomu në emër të Perëndisë që nuk do të më vrasësh dhe nuk do të më dorëzosh në duart e pronarit tim, dhe unë do të çoj poshtë, aty ku gjendet kjo bandë".

  7. 1 Samuelit 30:16rreth 1056 p.e.s.

    Dhe e çoi poshtë; dhe ja Amalekitët ishin shpërndarë në të gjithë vendin; hanin, pinin dhe bënin festë për plaçkën e madhe që kishin sjellë nga vendi i Filistejve dhe nga vendi u Judës.

  8. 1 Samuelit 30:17rreth 1056 p.e.s.

    Davidi i sulmoi nga muzgu deri në mbrëmjen e ditës tjetër; asnjeri prej tyre nuk shpëtoi, përveç katërqind të rinjve që u hipën deveve dhe ia mbathën.

  9. 1 Samuelit 30:18rreth 1056 p.e.s.

    Kështu Davidi rimori të gjitha ato që Amalekitët kishin marrë me vete; Davidi gjeti edhe dy gratë e tij.

  10. 1 Samuelit 30:19rreth 1056 p.e.s.

    Kështu ata nuk humbën asgjë, as të vegjëlit as të rriturit, as bijtë as bijat, as plaçkat dhe as ndonjë gjë tjetër që u kishin marrë. Davidi i rimori të gjitha.

  11. 1 Samuelit 30:20rreth 1056 p.e.s.

    Kështu Davidi shtiu në dorë kopetë e bagëtisë së imët dhe tufat e bagëtisë së trashë; dhe ata që ecnin para bagëtive thonin: "Kjo është plaçka e Davidit!".

  12. 1 Samuelit 30:21rreth 1056 p.e.s.

    Pastaj Davidi arriti te dyqind njerëzit që kishin qenë tepër të lodhur për të shkuar pas Davidit që ai i kishte lënë në përruan e Besorit. Këta i dolën para Davidit dhe njerëzve që ishin me të. Kështu Davidi iu afrua atyre dhe i përshëndeti.

  13. 1 Samuelit 30:22rreth 1056 p.e.s.

    Atëherë tërë njerëzit e këqij dhe të poshtër që kishin shkuar me Davdin filluan të thonë: "Me qenë se këta nuk erdhën me ne; nuk do t'u japim asgjë nga plaçka që kemi shtënë në dorë, përveç grave dhe fëmijve të secilit; t'i marrin dhe të ikin!".

  14. 1 Samuelit 30:23rreth 1056 p.e.s.

    Por Davidi tha: "Mos u sillni kështu, o vëllezërit e mi, me atë që Zoti na ka dhënë duke na mbrojtur dhe duke vënë në duart tona bandën që kishte ardhur kundër nesh.

  15. 1 Samuelit 30:24rreth 1056 p.e.s.

    Po kush do t'ju dëgjojë në këtë propozim? E njëjtë ka për të qenë pjesa e atij që shkon për të luftuar dhe e atij që rri pranë plaçkave; do t'i ndajmë pjesët bashkë".

  16. 1 Samuelit 30:25rreth 1056 p.e.s.

    Qysh prej asaj dite u veprua kështu; Davidi e bëri atë statut dhe normë për Izraelin deri në ditën e sotme.

  17. 1 Samuelit 30:26rreth 1056 p.e.s.

    Kur Davidi u kthye në Tsiklag, një pjesë të plaçkës ua dërgoi pleqve të Judës, miq të tij, duke thënë: "Ja një dhuratë e ardhur nga plaçka që u morëm armiqve të Zotit".

  18. 1 Samuelit 30:27rreth 1056 p.e.s.

    U dërgoi atyre të Bethelit, të Ramothit të Negevit dhe atyre të Jatirit,

  19. 1 Samuelit 30:28rreth 1056 p.e.s.

    atyre të Areorit, atyre të Sifmothit, atyre të Eshtemoas,

  20. 1 Samuelit 30:29rreth 1056 p.e.s.

    atyre të Rakalit, atyre të qyteteve të Jerameelitëve dhe atyre të qyteteve të Kenejve,

  21. 1 Samuelit 30:30rreth 1056 p.e.s.

    atyre të Hormahut, atyre të Kor-Ashanit, atyre të Athakut,

  22. 1 Samuelit 30:31rreth 1056 p.e.s.

    atyre të Hebronit dhe atyre të të gjithë vendeve nga kishte kaluar Davidi me njerëzit e tij.

  23. 1 Samuelit 31:1rreth 1056 p.e.s.

    Filistejtë u ndeshën me Izraelin dhe Izraelitët ua mbathën para Filistejve, dhe ranë të vrarë në malin Gilboa.

  24. 1 Samuelit 31:2rreth 1056 p.e.s.

    Filistejtë ndoqën me furi Saulin dhe bijtë e tij; kështu Filistejtë vranë Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuahun, bij të Saulit.

  25. 1 Samuelit 31:3rreth 1056 p.e.s.

    Beteja u ashpërsua kundër Saulit; harkëtarët e arritën dhe ai u plagos rëndë prej tyre.